Ass. Dr. Jordanço Ivanov: Shtatzanisë dhe gjidhënies i nevojiten vitamina dhe minerale shtesë, ja cilat janë më të rëndësishmet

Marrja shtesë e vitaminave gjatë shtatzanisë sot është rregull pothuajse për të gjitha gratë shtatzëna, pasiqë konsumimi i ushqimit sa do qoftë i larmishëm dhe cilësor, nuk mund t'i plotësojë nevojat rritura të trupit të nënës së ardhshme dhe rritjen e fetusit, sidomos në pjesën e vitaminave dhe mineraleve. Kjo është veçanërisht e rëndësishme gjatë muajve të dimrit, kur marrja e këtyre elementeve përmes produkteve - pemëve dhe perimeve, mund të jetë mjaftë e kufizuar.

Shkruan: Ass. Dr. Jordanço Ivanov, specialist i gjinekologjisë dhe obstetrikës


Nevojat ushqimore gjatë shtatëzanisë dhe periudhës pas lindjes dhe ushqyerjes me gji, janë mjaft të ndryshme nga periudhat tjera të jetës së gruas. Gjatë kësaj periudhe ndodhin proceset intensive në organizmin e nënës së ardhshme dhe rritja e fetusit, të cilat, pavarësisht të ushqyerit të saktë dhe të ekuilibruar tek  gratë shtatzëna, rriten ndjeshëm nevojat ndaj disa vitaminave dhe mineraleve, si dhe përbërës të tjerë ushqimor, si për organizmin e gruas shtatzëne, ashtu edhe për rritjen dhe zhvillimin e fetusit. Të njëjtat janë të rëndësishme edhe për procesin e ardhshëm të ushqyerjes me gji, rritjen dhe zhvillimin e të porsalindurit.

Shtimi i vitaminave dhe mineraleve në sasi të përshtatshme është veçanërisht e rëndësishme në periudhën e shtatzanisë dhe gjidhënies, si preparate të kombinuara – multivitamina dhe minerale: Ass. Dr. Jordanço Ivanov

Marrja shtesë e vitaminave gjatë shtatzanisë sot është rregull pothuajse për të gjitha gratë shtatzëna, pasiqë konsumimi i ushqimit sa do qoftë i larmishëm dhe cilësor, nuk mund t’i plotësojë nevojat rritura të trupit të nënës së ardhshme dhe rritjen e fetusit, sidomos në pjesën e vitaminave dhe mineraleve. Kjo është veçanërisht e rëndësishme gjatë muajve të dimrit, kur marrja e këtyre elementeve përmes produkteve – pemëve dhe perimeve, mund të jetë mjaftë e kufizuar.

Për shkak të rritjes së nevojës së organizmit shumica prej tyre në këtë periudhë të jetës, sot ekzistojnë multivitaminat dhe preparatet me minerale të cilat gjenden në një tabletë dhe i plotësojnë nevojat ditore të organizmit për këto elemente që janë të rëndësishme në metabolizmin e nënës dhe fetusit. Disa prej tyre janë të domosdoshme në parandalimin e aborteve spontane, shkëputjen e placentës, lindjen e parakohshme, masën e vogël të fetusit, defektet e tubave nervor dhe skeletit.

Ne do të veçojmë disa nga vitaminat dhe mineralet më të rëndësishme për metabolizmin e nënës dhe veçanërisht për rritjen dhe zhvillimin e fetusit.

Acidi folik (Vitamina B9) – një nga vitaminat më të rëndësishme, sidomos për zhvillimin e tubit nervor dhe sistemin nervor të fetusit, i cili nëse merret mjaftueshëm gjatë shtatzënisë, zvogëlon rrezikun prej 50 deri në 80% të këtyre çrregullimeve. Është e pëlqyeshme që me përdorimin e tij të fillohet në periudhën para mbarsimit. Është i rëndësishëm në ndarjen e qelizave dhe në rritjen dhe zhvillimin e fetusit, si dhe për qelizat e enëve të gjakut. Gjithashtu ekzistojnë studime që tregojnë efektin e tij të dobishëm gjatë periudhës së shtatzënisë dhe parandalimin e aborteve spontane.

Nevojat ushqimore gjatë shtatëzanisë dhe periudhës pas lindjes dhe ushqyerjes me gji, janë mjaft të ndryshme nga periudhat tjera të jetës së një gruaje

Nevoja për acidin folik në shtatzani është e rritur dyfish dhe për këtë arsye është mirë që të merret i izoluar, si tabletë e veçantë në periudhën para mbarsimit dhe gjatë gjithë shtatzënisë. Doza e rekomanduar ditore është 400 mikrogram ose më shumë, sidomos për një grup të caktuar të sëmundjeve të trashëguara që ndikojnë në përfundimin e shtatzënisë, trombofilet.

Vitamina A është e rëndësishme për zhvillimin e kockave dhe dhëmbëve, si dhe për epitelizimin e lëkurës dhe mukozën dhe funksionimin e shqisës së të pamurit. Më së miri është që të merret në formën e provitaminës A (B-karoten) dhe duhet të bëhet kujdes ndaj dozës që merret, sepse marrja e tepërt e kësaj vitamine mund të çojë në çrregullime të fetusit. Nevojat e përditshme janë 4000 IU prej kësaj vitamine.

Disa nga vitaminat dhe mineralet janë të domosdoshme në parandalimin e aborteve spontane, shkëputjen e placentës, lindjen e parakohshme, masën e vogël të fetusit, defektet e tubave nervor dhe skeletit.

Vitamina D është e rëndësishme në metabolizmin e kalciumit dhe fosforit, me këtë edhe në zhvillimin e eshtrave dhe dhëmbëve të fetusit. Doza e rekomanduar ditore e kësaj vitamine është 400-800 IU.

Vitamina E pastron organizmin nga radikalet e lira, merr pjesë në proceset imunologjike dhe është e rëndësishme për qarkullimin. Nevojat ditore të kësaj vitamine janë 10 mg.

Vitamina C – ndikon në shumë procese oksido-reduktuese dhe imunologjike në organizëm, përmirëson apsorbimin e hekurit në qarkullim, është i rëndësishëm në sintezën e kolagjenit dhe në funksionin e shumë gjëndrave në organizëm. Doza e rekomanduar ditore është të paktën 70 mg, ndërsa shumë më e lartë për gratë shtatzëna duhanpirëse.

Vitaminat e kompleksit B – B1, B2, B6, B12, acidi pantotenik dhe biotini, janë gjithashtu të nevojshme në proceset oksido-reduktuese në organizëm, në formimin e qelizave të enëve të gjakut, sigurojnë funksionimin dhe zhvillimin e duhur të sistemit nervor, të gjakut dhe gastrointestinal dhe lëkurën. Është e nevojshme që gjatë periudhës së shtatzënisë dhe gjidhënies të merren në doza më të mëdha.

Hekuri është mineral i nevojshëm si plotësues gjatë shtatzënisë për shkak të harxhimit të madh të rezervave të tij, sidomos në tremujorin e dytë dhe të tretë të shtatzënisë dhe merr pjesë në ndërtimin e hemoglobinës dhe eritrociteve. Apsorbimin e tij e ndihmon vitamina C dhe gjithmonë jepen të kombinuara gjatë shtatzënisë. Nevojat ditore janë rreth 30-40 mg.

Kalciumi merr pjesë në përçueshmërinë e nervit dhe kontraksionin e muskujve dhe është element ndërtues i eshtrave dhe dhëmbëve. Nevojat e kalciumit gjatë shtatzënisë rriten ndjeshëm dhe arrijnë rreth 1 200 mg. Në apsorbimin e kalciumit dhe fosforit rol të madh luan vitamina D dhe gjithmonë duhet të kombinohen bashkë.

Magnezi është gjithashtu një element i rëndësishëm në ndërtimin e eshtrave dhe në përçueshmërinë nervore. Është i nevojshëm në sasi prej rreth 400 mg gjatë shtatzënisë.

Zinku, mangani, bakri, seleni dhe jodi gjithashtu janë të rëndësishëm për funksionimin e shumë enzimeve në organizëm dhe funksionimin e duhur të metabolizmit. Ata mbrojnë qelizat dhe indet nga radikalet e lira dhe ndihmojnë të gjithë metabolizmin e gruas shtatzëne dhe fetusit.

Të gjitha këto vitamina dhe minerale janë të nevojshme për funksionimin e organizmit, ndërsa nevoja për to rritet sidomos gjatë periudhës së shtatëzanisë, në procesin e formimit të një jete të re.

Shtimi i tyre në sasi të përshtatshme është veçanërisht i rëndësishëm për periudhën e shtatëzënisë dhe ushqyerjes me gji, si preparate të kombinuara – multivitamina dhe minerale, zakonisht në formën e tabletave.

Gjatë zgjedhjes së këtyre preparateve gjatë shtatzënisë, merrni parasysh çmimin dhe reputacionin e prodhuesit që ju ofron këto produkte. Zgjidhni multivitaminat me çmim të arsyeshëm dhe reputacion të dëshmuar, të cilat i kanë përdorur edhe gjeneratat e përparshme, ndërsa shumë prodhues të tillë gjenden pikërisht në zonën tonë.

Mos zgjidhni produkte të shtrenjta dhe komerciale, të cilat nganjëherë janë edhe nga prodhues të paregjistruar dhe të dyshimtë, nëse keni zgjedhje të gjeneratave të dëshmuara dhe të pranishme në tregun tonë, produktet e vendit tonë dhe vendeve fqinje.