Ass. Dr. Kristian Duma: Çfarë është retinopatia diabetike?

Në fazat e hershme, retinopatia shkakton simptoma të lehta, të cilave nuk u kushtohet shumë vëmendje, por nëse sëmundja përparon, ato mund të çojnë në verbëri

Shkruan: Ass. Dr. Kristian Duma

Oftalmolog, Drejtor i Klinikës së Syve në Shkup


FAKTET

  • 1 në 3 pacientë me diabet gjatë jetës së tyre do të zhvillojnë retinopati diabetike
  • Retinopatia diabetike shfaqet kur nivelet e larta të sheqerit në gjak i dëmtojnë enët e gjakut që e furnizojnë syrin me gjak
  • Në fazat e hershme, retinopatia shkakton simptoma të lehta, të cilave nuk u kushtohet shumë vëmendje, por nëse sëmundja përparon, ato mund të çojnë në verbëri

Kur ndodh përparimi i sëmundjes?

  • Në fazën e hershme të retinopatisë, enët e dëmtuara të gjakut fillojnë të lëshojnë lëng ose të shkaktojnë hemoragji të retinës (pjesën e pasme të syrit), kjo fazë quhet edhe retinopati jo-proliferative.
  • Ashtu siç përparon sëmundja në retinopati proliferative, përkundër rritjes së përshkueshmërisë së enëve të gjakut nga enët e reja të vogla të gjakut, të cilat shkaktojnë hemoragji, të cilat në një fazë të mëvonshme, nëse nuk trajtohen, kalon në plagë. Tashmë në këtë fazë ndodhin dëmtime të rënda të shikimit.
  • Makulopatia diabetike – në këtë fazë ndodhin ndryshime në pjesën qendrore të makulës që është përgjegjëse për shikimin qendror. Shfaqet enjtja në makulë e cila shkakton simptoma të tilla si ulje të mprehtësisë së shikimit, shikim të turbullt, njolla të zeza në shikim, çrregullimi i linjave, objektet shihen me ngjyra të zbehta.

MUNDËSITË TERAPEUTIKE

Trajtimi optimal i diabetit, me ruajtjen e vlerave normale të sheqerit në gjak, tensioni i gjakut dhe statusi i lipideve janë të rëndësishme për pacientët me diabet. Kjo do të rezultojë me uljen e rrezikut të ndonjë ndërlikimi më vonë.

Nëse pacientët me diabet diagnostikohen në kohën e duhur, oftalmologu do të rekomandojë trajtim të përshtatshëm për fazën e sëmundjes.

Fotokoagulimi me lazer

Kjo procedurë deri kohët e fundit është konsideruar si procedurë standarde për trajtimin e pacientëve me retinopati. Kjo mund të stabilizojë shikimin dhe të parandalojë humbjen e mëtejshme të shikimit, por rrallë mund të përmirësojë mprehtësinë e shikimit të pacientit. Kjo nuk është efektiv për shumicën e pacientëve që kanë ndryshime difuze. Gjatë fotokagulimit, rrezet drejtohen në vendet ku ndodhen hemoragjitë, duke zvogëluar kështu rrjedhën nga enët e gjakut dhe duke trajtuar kështu ndryshimet e retinës.

Terapia anti-VEGF

Terapia anti-VEGF paraqet përparim të madh në trajtimin e çrregullimeve të shikimit në retinopati, veçanërisht te pacientët me edemë makulare diabetike. Ashtu si identifikohen mekanizmat që e shkaktojnë dëmtimin e retinës, ashtu janë zhvilluar terapi që do të bllokonin glikoproteinat që shkaktojnë krijimin e enëve të reja të gjakut, që zakonisht kanë vlera shumë më të larta për këto ndryshime në retinë. Kjo është arsyeja pse ky trajtim rekomandohet tani para fotokoagulimit me lazer kur është fjala për trajtimin e edemës qelizore diabetike, sepse me fotokoagulimin me lazer në përgjithësi ndalohet procesi i përparimit të sëmundjes pa efekte specifike të shikimit te pacientët.

Për dallim nga lazeri, terapia anti-VEGF çon në përmirësimin e shikimit te pacientët me DME.

Në disa hulumtime klinike të pavarura është konfirmuar se tek në 76% të pacientëve aflibersceptues dhe 66% të pacientëve me bevacizumab, ka rezultuar me përmirësimin e shikimit  me më shumë se 10 shkronja në fund të vitit të dytë të trajtimit, ndërsa në 20% të pacientëve me aflibersceptues dhe 66% të pacientëve me bevacizumab dhe 17% e pacientëve me bevacizumab, rezultoi me përmirësimin e shikimin me më shumë se 15 shkronja. Kjo do të thotë që përmirëson dukshëm shikimin e pacientëve dhe kështu cilësinë e jetës së tyre.

  • Pse kjo është e rëndësishme për pacientët me edemë makulare diabetike?

Për shkak se diabeti është sëmundje kronike që me kalimin e kohës zvogëlon cilësinë e jetës dhe është i një rëndësie të veçantë që cilësia të mbahet sa më lartë që të jetë e mundur për vetë pacientin – të jetë i pavarur, për shkak të familjes së tij, pasiqë mund të jetë i nevojshëm kujdesi për terapi dhe aktivitetet e përditshme të një anëtari të familjes dhe vetë shoqërisë – sa më gjatë që pacienti është i kontrolluar mirë, aq më produktiv do të jetë për veten, për familjen dhe shoqërinë, në të cilën do të krijojë dhe nuk do të jetë ngarkesë për fondet shëndetësore. Studimet kanë treguar se përmirësimi i vetëm një rreshti ose vetëm 5 shkronja është i mjaftueshëm për të rritur cilësinë e jetës së pacientëve, ata do të mund të lexojnë, të vozisin në rrethana të vështira, etj.

Vitrektomia

Vitrektomia është e nevojshme në një fazë më të vonshme të sëmundjes, kur tashmë kanë ndodhur hemorragji shumë më të mëdha në vitreus ose është shkëputur retina. Kjo është një procedurë kirurgjikale, gajtë së cilës vitreusi zëvendësohet me solucion të kripur, i cili përmirëson shikimin dhe ruan formën e syrit. Vitrektomia është efektive në përmirësimin e shikimit nëse hemoragjia në vitreus është shkak i dëmtimit të shikimit, por nuk është aq i efektshëm nëse ka ndodhur shkëputja e retinës.

Kortikosteroidet

Terapia kortikosteroide funksionon në mekanizmin tjetër i cili është shkaktarë për shfaqjen e inflamacionit (ënjtjes). Kjo ka një përfitim më të madh afatshkurtër sesa trajtimi me lazer, në lidhje me përmirësimin e mprehtësisë së shikimit. Megjithatë, përfitimi i tyre bie pas disa muajsh dhe në fund mbetet inferiore ndaj lazerit në vitin e dytë dhe të tretë të trajtimit. Terapia kortikosteroide mund të shkaktojë komplikime të tjera të syve, siç është katarakta ose rritja e presionit intraokular, që është faktor kryesor rreziku për shfaqjen e glaukomës.