Avokado zvogëlon rrezikun e sindromës metabolike

Avokado ndihmon në rregullimin e tensionit të gjakut, si dhe në rregullimin e oreksit, duke e zvogëluar në këtë mënyrë rrezikun ndaj shtimit në peshë.

Personat që konsumojnë avokado çdo ditë kanë një rrezik më të ulët ndaj sindromës metabolike. Për sindromën metabolike flitet atëherë kur janë të pranishëm të paktën tre nga shumë faktorë shëndetësorë: grumbullimi i yndyrës në zonën e stomakut, nivelet e larta të triglicerideve në gjak, hipertension, niveli i ulët i kolesterolit HDL (të mirë) dhe rritja e sheqerit në gjak.

Avokadoja është burim i shkëlqyeshëm i karotenoideve, mineraleve, vitaminave, komponimeve fenolike dhe acideve yndyrore, ndërsa në hulumtimet e fundit është treguar se me konsumimin e një avokadoje në ditë vjen deri në përmirësimin e niveleve të kolesterolit LDL dhe HDL, kolesterolin total, si dhe nivelet e triglicerideve.

Megjithatë, hulumtimet e mëparshme, kanë treguar se avokado ndihmon në rregullimin e tensionit të gjakut, si dhe në rregullimin e oreksit, duke e zvogëluar në këtë mënyrë rrezikun ndaj shtimit në peshë.