Bacillus Clausii – Qasje e shpejtë dhe efektive në trajtimin e sindromës së diarresë – Tendenca e probiotikëve

Bacillus Clausii në formën e sporeve ka efekt jashtëzakonisht pozitiv dhe të shpejtë në trajtimin e sindromës së diarresë, sidomos për shkak të efektit antimikrobik të baktereve patogjene në zorrë.

Megjithëse më shumë se njëqind vjet më parë Metinkoff (Laureat i Nobelit) prezantoi tezën se bakteret e acidit laktik kanë efekt pozitiv në shëndetin e njeriut, vetëm në njëzet vitet e fundit janë realizuar një numër i madh i studimesh klinike, të cilat e vlerësojnë dhe tregojnë efektin e tyre në florën bakteriale të zorrëve, efektin në trajtimin e diarres akute, diarrea antibiotike, diarre udhëtimi, efekti i imunomodulatorëve dhe të tjera.

Shkruan: Dr. sci. Aleksandar Sajkovski

Sot termi “probiotikë” ridefinohet si “mikroorganizma të gjallë, të cilat të futura në sasi të mjaftueshme sigurojnë përfitime dhe efektet pozitive në shëndetin e individit”. Përveç efektit të tyre terapeutik si preparate të përgatitura farmaceutikisht, probiotikët në dy dekadat e fundit implementohen në mënyrë intensive në një numër produktesh ushqimore (kryesisht ato që kanë bazë qumështin fermentues).

Por kini kujdes, pavarësisht numrit të madh të baktereve probiotike, efekti i tyre përfundimtar varet shumë nga grupi të cilit i përkasin, gjenomit, llojit dhe në fund zinxhirit. Pavarësisht faktit se shumica e studimeve klinike kanë të bëjnë me vlerësimin e efekteve të laktobacileve, vitet e fundit vend të veçantë zënë probiotikët e grupit Bacillus, sidomos në trajtimin e sindromit të diarresë. Në këtë mënyrë, gjithnjë e më shumë vendi të rëndësishëm zënë hulumtim klinik mbi efektet e gjenomit Bacillus, e më shumë të Bacillus Clausii, sidomos për shkak të efektit të tyre të shpejtë në trajtimin e diarresë akute, diarresë së udhëtimit dhe diarresë antibiotike.

Është vërtetuar se probiotikët e gjenomit Bacillus prodhojnë substanca të shumta të tilla si bakteriocidet, madje edhe forma të antibiotikëve të cilat ndikojnë te bakteret patogjene. Te pacientët me sëmundje afatgjatë të zorrëve është vërtetuar se të njëjtat prodhojnë polifermentin, amikacin A, madje edhe forma të tjera të antibiotikëve me strukturë lipopeptide. Ekzistojnë prova direkte se Bacillus Clausii liron të paktën një substancë bakteriale antimikrobike e cila vepron te bakteret gram-pozitive. Por të rëndësishme janë edhe provat e efektit të të njejtave ndaj infeksioneve të shkaktuara nga Clostridium difficile, të cilat mund të përdoren për të trajtuar diarrenë që shoqërohet me këtë bakter.

Analiza e studimeve klinike përmes bazës Cochrane tregojnë se, Bacillus Clausii i dhënë për trajtim të diarresë, redukton ndjeshëm kohëzgjatjen e episodeve të diarresë, formimin e jashtëqitjes, parandalon humbjen e lëngjeve dhe çekuilibrin e elektroliteve dhe në fund e zvogëlon kohëzgjatjen e trajtimit spitalor. Në këtë mënyrë, Bacillus Clausii është i vetmi probiotik që formon spore. Avantazhi i tyre është se ata kalojnë mjaft lehtë përmes pengesës gastrike dhe për këtë shkak kolonizohet e gjithë gjatësia e zorrëve në 24 orët e para, ndërsa qetësohet edhe sindroma e diarresë.

Por në të njëjtën kohë, vlerësimi i këtij gjenomi probiotik tregon se ka efekt imunostimulues specifik dhe jo-specifik mbi përgjigjen imunologjike të individit. Megjithëse numri i studimeve klinike për gjenomin Bacillus është dukshëm më i ulët se ai i gjenomit të laktobacileve, gjithsesi është vërtetuar se ato stimulojnë përgjigjen imunologjike të Th1 dhe janë të involvuara në normalizimin e ekuilibrit midis sistemit imunologjik Th1/Th2. Duke i parë në mënyrë krahasuese, laktobacilet si imunomodulator veprojnë përmes stimulimit të aktivitetit të citokinës, rrisin nivelin e sekretoreve IgA dhe CD4 + T qelizat ndimëse, ndërsa Bacillus-et sidomos Bacillus Clausii e rrit nivelin e gamës interferon dhe proliferimin e CD4 + T qelizat ndihmëse.

Mund të konkludohet se Bacillus Clausii në formën e sporeve ka efekt jashtëzakonisht
pozitiv dhe të shpejtë në trajtimin e sindromës së diarresë, sidomos për shkak të efektit antimikrobik të baktereve patogjene në zorrë. Ai është një lloj probiotiku për të cilin paraqiten gjithnjë e më shumë studime klinike dhe pritet që të njejtat të japin dritë dhe informacion të reja rreth efektit të tij delikat.