BARNES TEST: Kontrolloni vetë funksionin e gjëndrës tiroide

Për të qenë sa më të saktë që është e mundur, është e nevojshme që këtë test ta përsëritni për të paktën tre ditë rresht. Nëse konstatoni se temperatura e trupit është mbi nivelin normal, drejtohuni tek mjeku i cili do t'ju ndihmojë të krijoni funksionin normal të gjëndrës tiroide.

Dr. Barnes 50 vjet më parë zbuloi se temperatura e trupit është një tregues i mrekullueshëm i funksionit të gjëndrës tiroide, sidomos temperatura që matet në mëngjes menjëherë pas zgjimit.

Mënyra e performimit

Përgatitni matësin e nxehtësisë në mbrëmje, në mënyrë që ta shkundni atë deri sa temperaturën që ai të tregoj temperaturë nën 35 gradë Celsius. Në mëngjes, sapo të zgjoheni, vendosni termometrin nën sqetull, por bëni kujdes që midis termometrit dhe lëkurës të mos keni ndonjë veshje. Termometrin duhet të mbani për 10 minuta. Pastaj menjëherë lexoni rezultatin dhe shkruani atë. Ajo është temperatura bazë e mëngjesit dhe normalisht varijon nga 36.5 në 36.8 gradë.

Rezultatet e testit:

  • Nëse temperatura është ndërmjet 36.5 dhe 36.8 do të thotë se gjëndra tiroide funksionon normalisht.
  • Nëse temperatura është më e ulët se 36.5 gradë, atëherë bëhet fjalë për funksion të zvogëluar të gjëndrës tiroide. Simptomat e zvogëlimit të funksionit ose hipotireozës janë humbja e energjisë, lodhja, rënia e flokëve, lëkura e thatë, kokëdhimbjet, infeksionet kronike, përqendrimi i dobët…
  • Nëse temperatura është më e lartë se 36.8, atëherë bëhet fjalë për funksion të përshpejtuar të gjëndrës tiroide ose hipertiroideja. Simptomat janë nervozizmi, humbja e peshës, lëkura e lagësht, rrahje të përshpejtuara të zemrës…

Për të qenë sa më të saktë që është e mundur, është e nevojshme që këtë test ta përsëritni për të paktën tre ditë rresht. Nëse konstatoni se temperatura e trupit është mbi nivelin normal, drejtohuni tek mjeku i cili do t’ju ndihmojë të krijoni funksionin normal të gjëndrës tiroide.