Bëni kujdes ndaj virozave të verës

Enteroviruset, të cilat zakonisht shfaqen gjatë stinës së verës, shkaktojnë më shumë se 70 enteroviruse, shumica e të cilave shfaqen tek fëmijët e moshës 4 deri në 12 vjeç. Shumë viroza mund të shmangen me mënyra të thjeshta.

Virozat e verës karakterizohen nga temperatura e lartë, dhimbjet e nyjeve dhe të muskujve, teshtitje, lotimi i syve dhe sidomos të përziera, neveri të vjellura, si dhe diarre. Zakonisht zgjasi 2 deri 3 ditë dhe mjekët rekomandojnë marrjen e një sasi të mjaftueshme të lëngjeve për shkak të humbjes së tyre, si dhe për të marrë barnat e përshtatshme për terapinë simptomatike. Gjithashtu, të bëhet kujdes me ushqimin, mos konsumohen ushqime të rënda dhe në sasi të mëdha, të shmangen produktet të cilat ruhen për një kohë të gjatë dhe ushqim që shitet në vende të hapura, si dhe ushqimet që prishen lehtë.

Enterovirusi hyn në trup përmes traktit digjestiv dhe e infekton mukozën e fytit dhe traktit digjestiv. Shumëfishohet në nyjet limfatike, nga ku pastaj përmes gjakut përhapet nëpër organe, ndërsa shumë shpesh e sulmon edhe sistemin nervor. Pasi të jetë infektuar një fëmijë, sëmundja mesatarisht do të ndikoj tek më shumë se gjysma e fëmijëve të tjerë dhe 25% tek anëtarët e rritur të familjes.

Gjëja më e rëndësishme është ruajtja e higjienës së duarve. Frutat dhe perimet detyrimisht duhet të lahen para konsumimit, ndërsa shmangni edhe kontaktet me ujin e papastër të pishinave, dmth përdorimin e përsëritur të peshqirave të njëjtë. Enteroviruset nuk trajtohen me antibiotikë, ndërsa te mjeku duhet të shkohet nëse, përveç simptomave, shfaqen edhe të vjellurat, ose nëse virusi zgjat më shumë se pesë ditë.