Bllokimi i veshit nga noti, çfarë duhet të bëni

Për shumicën prej nesh, argëtimi në verë përfshinë freskimin në hapësirën më të afërt me ujë. Por, çfarë ndodh kur dëshira jonë për t'u freskuar në ujë çon në bllokimin e veshit nga noti apo edhe humbje të përkohshme të dëgjimit? Ndodh më shpesh nga sa mendoni.

Për shumicën prej nesh, argëtimi në verë përfshinë freskimin në hapësirën më të afërt me ujë. Por, çfarë ndodh kur dëshira jonë për t’u freskuar në ujë çon në bllokimin e veshit nga noti apo edhe humbje të përkohshme të dëgjimit? Ndodh më shpesh nga sa mendoni.

Çfarë është veshi i notarit?

Në fakt është një infeksion i lëkurës

Veshi i notarit është një infeksion i lëkurës së kanalit të veshit dhe mund të jetë jashtëzakonisht i dhimbshëm, dhe më shpesh prek fëmijët se sa të rriturit.

Infeksioni hyn në vesh nëpërmjet baktereve që gjenden në ujë. I gjithë uji përmban baktere dhe nivelet janë edhe më të larta në ujin e patrajtuar që gjendet në liqene, lumenj dhe oqeane. Kur ky ujë i mbushur me baktere nuk kullon siç duhet nga kanali i veshit, ai ngec. Në mjedis të ngrohtë dhe të lagësht të kanalit të veshit, bakteret shumohen dhe shkaktojnë infeksion. Infeksioni shkakton ënjtje dhe inflamacion. Kanali i veshit thjesht nuk mund të përballojë ënjtjen dhe dhimbja që rezulton mund të jetë torturuese.

Një problem shumë i zakonshëm

Veshi i notarit, i njohur gjithashtu si otitis externa, prek miliona njerëz çdo vit. Numrat rriten në verë, me pothuajse gjysmën e rasteve që ndodhin midis qershorit dhe gushtit. Edhe pse më së shpeshti lidhet me fëmijët – sepse ata janë më të ndjeshëm për shkak të kanaleve më të ngushta të veshit – veshi i notarit mund të prekë njerëzit e çdo moshe. Gjithashtu ndodh pesë herë më shpesh tek notarët sesa në popullatën e përgjithshme.

Edhe pseudonimi “veshi i notarit” është disi i gabuar; edhe pse e zakonshme për notarët, nuk duhet të jesh notar për ta arritur atë. Ndonjëherë mjafton vetëm të jetosh në një klimë të nxehtë dhe të lagësht që lagështia të grumbullohet dhe të bllokohet.

“Uji i mbetur në vesh pas notit apo edhe dushit, nëse nuk e nxirrni të gjithë lagështinë dhe nuk e thani atë, mund të çojë në veshin e notarit.”

“Bakteret shumohen në mjedis të ngrohtë dhe të lagësht dhe uji që mbetet në vesh pas notit apo edhe dushit, nëse nuk e nxirrni të gjithë lagështinë dhe nuk e thani atë, mund të çojë në veshin e notarit.”

Simptomat e veshit të notarit

Pamje anatomike e otitit të jashtëm

Veshi i notarit mund të jetë shumë i dhimbshëm.

Një ndjenjë e mbushur ose mbingarkesës në vesh që mund të shkaktojë zhurmë, është shpesh shenja e parë treguese e veshit të notarit. Nëse nuk trajtohet në atë pikë, ajo që pason është dhimbje e fortë, ënjtje dhe ndonjëherë rrjedhje.

Simptomat përfshijnë:

Veshë mbushur ose që ndihen të bllokuar ose të mbushur

Dhimbje, shpesh intensive

Ënjtje dhe ndonjëherë rrjedhje

A mundet që veshi i notuesit të shkaktojë humbje të përhershme të dëgjimit?

Për fat të mirë, simptomat e veshit të notarit, duke përfshirë humbjen e dëgjimit, janë të përkohshme dhe përmirësohen me trajtime.

A mund të shkaktojë veshi i notarit tringëllimë në veshët?

Ndonjëherë mund të ketë një fishkëllimë në veshin e prekur, i njohur si tringëllimë në veshët. Kjo zakonisht është e përkohshme dhe përmirësohet me trajtime.

Trajtimi i veshit të notarit

Një profesionist i kujdesit shëndetësor mund të përshkruajë pika të antibiotikut; aplikohet për shtatë deri në 10 ditë, ata zakonisht kujdesen për problemin. Dhimbja që është një shenjë dalluese e veshit të notarit zakonisht largohet pas vetëm disa ditësh.

Mbani të thatë veshët

Për tu shëruar infeksioni. Mjekët zakonisht rekomandojnë të mos notoni për dy javë. Përskaj asaj që nuk ka not (nëse fëmijët dëshirojnë të notojnë, përdorni tapa dhe shirita për veshët), gjatë kohjës së trajtimit veshët duhet të mbahen të thatë  gjatë larjes dhe dushit; duhet të përdoren tapa për veshë ose vazelinë për të mbajtur lagështinë jashtë zonës së veshit.

Çdo traumë në lëkurën e kanalit të veshit mund të sigurojë gjithashtu një pikë hyrjeje për bakteret. Njerëzit që përdorin shtupë pambuku për të pastruar veshët e tyre, njerëzit që kruajnë shumë veshët ose ata me ekzemë ose psoriasis janë në rrezik më të madh për veshin e notarit për shkak të gërvishtjeve të lëkurës.

Si të parandaloni veshin e notarit?

Mënyra më e mirë për të reduktuar shanset për veshin e notarit është të merrni disa masa paraprake të lehta:

Mos lejoni që uji i bllokuar të mbetet në veshë.

Thani veshët me një peshqir pas notit.

Kthejeni kokën në secilën anë për të lejuar që uji i tepërt të kullojë.

Përdorni tapa për veshë ose shirita noti gjatë notit, veçanërisht në liqene dhe lumenj.

Mos vendosni asgjë në vesh dhe veçanërisht shmangni përdorimin e shtupës së pambukut për pastrimin e veshëve.

Përdorimi i një tharëse flokësh në pozicionin më të ulët, mund të përdoret për të lehtësuar lagështinë në vesh.

Nëse ju ose fëmija juaj zhvillon veshin e notarit, argëtimi juaj veror nuk duhet të përfundojë. Të konsultoheni me mjekun ose specialistin e dëgjimit për të filluar trajtimin menjëherë, jo vetëm që do t’jua lehtësojë shqetësimin, por gjithashtu do t’ju kthejë në ujë brenda një kohe të shkurtër. Që të gjeni një klinikë në afërsinë tuaj, vizitoni drejtorinë tonë.

Përktheu dhe përshtati:S.N