Çfarë është qarkullimi i dobët?

Qarkullimi i dobët mund të jetë mjaft i pakëndshëm. Mund t'i prek si burrat, gratë, ashtu edhe fëmijët. Nëse nuk trajtohet, mund të çojë në shqetësime serioze, madje edhe në probleme serioze shëndetësore.

Problemi shfaqet kur rrjedha e gjakut është e kufizuar në pjesë të caktuara të trupit. Kjo gjë shpesh ndjehet në gjymtyrë, më saktë tek gishtërinjtë. Megjithatë, mund të shfaqet kudo në trup. Një nga shkaqet më të zakonshme është akumulimi i sedimentit brenda enëve të gjakut dhe kapilarëve, gjë që më së shpeshti ndodh për shkak të akumulimit të yndyrës në muret e brendshme të qelizave.

Disa nga gjendjet serioze të cilat ndodhin si pasojë e qarkullimit të dobët janë: tensioni i lartë i gjakut, problemet e zemrës, dëmtimi i organeve, goditja në tru, venat e zgjaruara, problemet e veshkave… Një nga problemet e shkaktuara nga qarkullimi i dobët është se trupi nuk e merr ushqimin bazë për të cilin ka nevojë.

Sistemi i qarkullimit të gjakut është mënyra kryesore nga ku qelizat marrin materiet ushqyese të nevojshme.

Në shumicën e rasteve tek të rriturit, shkaku kryesor i qarkullimit të dobët është mënyra e jetesës dhe mungesa e aktivitetit fizik, si dhe ushqimet shumë të yndyrshme dhe të ëmbla. Ekzistojnë mjaft simptoma të ndryshme të cilat tregojnë për qarkullimin e dobët, ndërsa më të zakonshmet janë këto: 

  • këmbë dhe gishta të ftohtë – jo vetëm në stinën e dimrit;
  • duar dhe gishta të ftohtë;
  • ndjenja e mpirjes në pjesë të caktuara të trupit, sidomos te gjymtyrët;
  • lodhje ose mungesë e energjisë shumicën e kohës;
  • nganjëherë rënia e flokëve mund të jetë rezultat i qarkullimit të dobët;
  • marramendje të shpeshta;
  • lëkurë e thatë, pavarësisht konsumimit të mjaftueshëm të ujit;
  • ënjtje dhe mbajtja e ujit sidomos në këmbë;
  • gunga në enët e gjakut dhe venë të zgjeruara;
  • kokëdhimbje;
  • ngërçe;
  • gulçimi kohë pas kohe;
  • njolla në lëkurë.