Çfarë i shkatërron veshkat?

Veshkat e dëmtuara shpesh nuk japin ndonjë simptomë, sidomos në fazën e hershme të sëmundjes.

Veshkat e filtrojnë gjakun, prodhojnë hormone, absorbojnë minerale, eliminojnë toksinat dhe neutralizojnë aciditetin. Veshkat e dëmtuara shpesh nuk japin ndonjë simptomë, sidomos në fazën e hershme të sëmundjes. Me eliminimin e disa zakoneve të dëmshme, ju mund të ruani dhe mirëmbani shëndetin e veshkave.

Nuk pini mjaftueshëm ujë

Kur nuk merrni mjaftueshëm ujë, brenda veshkave fillojnë të mblidhen toksinat dhe mbeturinat, gjë që mund të shkaktojnë dëme serioze.

Merrni shumë kripë

Kripa është e nevojshme për funksionimin e duhur të organizmit, por në sasi të moderuar. Kripa e tepërt e rrit tensionin e gjakut dhe krijon presion shtesë mbi veshkat.

E shtyni shpesh urinimin

Mbajtja e urinës mund të rrisë rrezikun e shfaqjes së gurëve në veshka, dështimit të veshkave dhe inkontinencën (mosmbajtjen).

Merrni shumë sheqerna

Hulumtimet kanë treguar se, njerëzit që çdo ditë marrin dy ose më shumë gota lëng me koncentrim të lartë të sheqerit, kanë nivel të rritur të proteinave në urinë. Niveli i rritur i proteinave do të thotë se veshkat e juaja nuk funksionojnë siç duhet.

Nuk merrni mjaftueshëm vitamina dhe minerale

Të ushqyerit e shëndetshë dhe i balancuar, me një përqindje të lartë të frutave dhe perimeve është i nevojshëm për funksionimin e duhur të të gjithë organizmit, përfshirë edhe veshkat. Magneziumi me vitaminën B6 marrin pjesë në parandalimin e shfaqjes së gurëve në veshka.

Marrja e tepërt e proteinave shtazore

Marrja e tepërt e proteinave, sidomos përmes mishit të kuq, mund t’i ngarkojë veshkat dhe të rrisë rrezikun e dëmtimit të veshkave.

Gjumë jo i mjaftueshëm

Pagjumësia kronike mund të rrisë ndjeshëm rrezikun e një sërë sëmundjesh, përfshirë edhe sëmundjet e veshkave. Gjatë gjumit, trupi e përtërinë indin e veshkave, kështu që pagjumësia ose gjumi jo cilësor mund ta prishin këtë proces.

Marrja e tepërt e barnave kundër dhimbjes

Dhimbjet e lehta dhe shqetësimet, mundohuni që gjithmonë t’i qetësoni në mënyrë krejtësisht natyrale, meqë marrja e tepërt e barnave kundër dhimbjes mund të shkaktojë dëme serioze në veshka dhe mëlçi.