Cila është gjëja kryesore që të rrisim një fëmijë të lumtur dhe të suksesshëm

Shumë prindër nuk dinë për cilësinë e kohës që kalojnë me fëmijën e tyre, sa ajo është e vlefshme në të ardhmen, tregojnë studimet e shumta.

Për shumicën e prindërve që punojnë, balancimi i përgjegjësive në punë dhe nevoja për të kaluar sa më shumë kohë me fëmijët e tyre mund të jetë një luftë e vazhdueshme. Megjithatë, psikologia e fëmijëve Tova Klain pohon se prindërit nuk duhet të shqetësohen për atë, që ti numërojnë orët dhe minutat që ato i kalojnë në punë në vend se në shtëpi. Ajo shpjegon se cilësia e kohës që prindërit kalojnë me fëmijët e tyre është shumë më e rëndësishme se sasia dhe është gjithashtu një faktor kyç për zhvillimin dhe suksesin e tyre në të ardhmen.

“Shumë prindër nuk e dinë që cilësia e kohës së kaluar me fëmijën është shumë më e rëndësishme sesa sasia e së njëjtës kohë dhe këtë e dëshmojnë shumë studime. Një studim vërtetoi se nuk ka asnjë lidhje midis sasisë së kohës që prindërit shpenzojnë me fëmijët nga mosha tre deri në 11 vjeç dhe suksesit të atyre fëmijëve më vonë në jetë. “Duke pasur parasysh këtë, prindërit duhet të fokusohen kryesisht në ndërtimin e marrëdhënieve kuptimplote me fëmijët e tyre kur kalojnë kohë me ta”, thotë Dr. Klain.

Siç thekson ai, pikërisht mënyra se si prindërit e kalojnë kohën me fëmijët e tyre është gjëja më e rëndësishme që të vegjlit tanë një ditë kur të jenë njerëz që kanë vetëbesim dhe motivim në të ardhmen.

Përktheu dhe përshtati:S.N