Dëshironi të jeni të shëndetshëm dhe të bukur? Hani boronica

Boronicat përmbajnë polifenole të cilat ndihmojnë në luftimin e dëmeve që vijnë nga ndikimet e jashtme dhe janë ndër shkaqet kryesore të shfaqjes së rrudhave.

Ekzistojnë pak artikuj ushqimor që kanë ndikim kaq të mirë mbi shëndetin si boronica, por edhe shumë nutricionistë pajtohen me faktin se futja e boronicës tek të ushqyerit është ndryshimi i vetëm që duhet të bëni.

Nutricionistët rekomandojnë konsumin e boronicave të freskëta, për shkak se kanë shije më të mirë dhe nuk humbin asnjë nga vlerat ushqyese. Ky frut ka edhe një tjetër avantazh, dmth, nuk i humbet vlerat ushqyese edhe kur ruhet në frigorifer, kështu që mund ti konsumoni gjatë gjithë vitit.

Boronica është e pasur me vitaminë C, si dhe është burim i mrekullueshëm i fibrave.

Boronicat përmbajnë polifenole të cilat ndihmojnë në luftimin e dëmeve që vijnë nga ndikimet e jashtme dhe janë ndër shkaqet kryesore të shfaqjes së rrudhave. Ato do të reduktojnë skuqjen e lëkurës dhe do të kontribuojnë në largimin e akneve dhe parregullsive të tjera.

Në 100 gr. boronicë ka antioksidantë njejtë sa tek më shumë se pesë porcione të çdo fruti tjetër. E mbrojnë lëkurën nga plakja dhe nga shfaqja e tumoreve të ndryshme, sëmundjeve të zemrës, astmës, humbjes së kujtesës dhe të gjitha sëmundjeve të tjera që kanë të bëjnë me plakjen e organizmit.