Dëshironi të ulni tensionin e lartë të gjakut dhe të kujdeseni për zemrën? Këto 7 ushqime i pastrojnë enët e gjakut në mënyrë natyrale

Nëse qëllimi juaj është që ta mbani zemrën të shëndetshme, ekzistojnë mjaftë artikuj ushqimor që do zhbllokojnë arteriet, do të ulin tensionin e gjakut dhe do të zvogëlojnë mundësinë e inflamacioneve.

Shumica e ushqimeve në listë përmbajnë yndyrna të shëndetshme, antioksidantë, që e stimulojnë sekretimin e hormoneve dhe absorbimi e nutrientëve. Ndjehuni më mirë dhe mos u shqetësoni për shëndetin e zemrës me këto artikuj ushqimor.

Avokado: Në 100 gram avokado, gjendet 14% e dozës së rekomanduar ditore të kaliumit. Marrja e sasisë ditore të rekomanduar të kaliumit është e rëndësishme për uljen e tensionit të gjakut, me këtë zvogëlohet edhe rreziku ndaj sulmit në zemër. Avokado mund të zvogëlojë nivelin e triglicerideve dhe kolesterolit, që do të thotë se ato mund të zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të ndryshme të zemrës. Pothuajse në tetë hulumtime është vërtetuar se tek këto sëmundje, avokado vepron në mënyrë parandaluese, duke e zvogëluar kështu nivelin e kolesterolit të keq në mënyrë drastike, ndërsa nivelin e kolesterolit të mirë e rrit për 11%, mirëpo e ul edhe nivelin e triglicerideve deri në 20%.

Brokoli: Është i pasur me vitaminë K, e cila parandalon kalcifikimin e arterieve, por për shkak të antioksidantëve që përmban parandalon edhe okisdimin e kolesterolit LDL, i cili mund të shpie në sëmundje të rënda të zemrës. Fibrat që përmban brokoli e rregullojnë tensionin e gjakut.

Fara Chia: Shumica e acideve yndyrore të cilat gjenden në farat janë të shëndetshme, acide yndyrore të pangopura, me mbi 50% të omega 3 acideve yndyrore. Marrja e rregullt e omega 3 acideve yndyrore shoqërohet me reduktimin e rrezikut të zhvillimit të sëmundjes kardiovaskulare. Farat Chia janë të pasura me minerale të cilat në trup funksionojnë si elektrolite, kështu që ata marrin pjesë në funksionimin e duhur të sistemit muskulor dhe funksioneve të zemrës. Farat Chia janë veçanërisht të pasura me magnez (335mg/100gr fara) dhe sasi të moderuar të kaliumit.

Kanella: Duke pasur parasysh faktin se stimulon efikasitetin e insulinës, kanellë ka veti antioksiduese, antibakteriale, anti-inflamatore, si dhe veti kundër kancerit. Përveç kësaj, mund të ul edhe tensionin e gjakut, kolesterolin dhe sasinë e yndyrës trupore.

Vaji i kokosit: Hulumtimet kanë treguar se vaji i kokosit e ul kolesterolin dhe zvogëlon rrezikun e sëmundjeve venoze, sepse yndyrnat e ngopura e rritin nivelin e kolesterolit të mirë. Por disa profesionistë nuk e rekomandojnë konsumin e përditshëm, sepse stimulon formimin e kolesterolit në organizëm.