Dhimbje në nyje, njolla në lëkurë – shenja që mëlçia nuk po ju funksionon siç duhet

Të përzierat, të vjellurat, lodhja dhe humbja e oreksit janë simptoma të ndërlidhura të sëmundjes së mëlçisë.

Në mëlçi ka rreth 300 miliardë qeliza të quajtura hepatocite, të cilat kryejnë më shumë se 500 funksione të ndryshme fiziologjike, shumë prej të cilave janë thelbësore për shëndetin. Se mëlçia nuk funksionon siç duhet, tregojnë simptomat e mëposhtme:

Dhimbje abdominale – Dhimbja në anën e djathtë, nën brinjë është një nga shenjat e sëmundjes së mëlçisë. Mëlçia zë pjesën më të madhe të zgavrës së barkut, skaji i yndyrshëm i së cilës gjendet në anën e djathtë, nëse është i dëmtuar ose me inflamcion shfaqet dhimbja.

Sytë ose lëkura e verdhë (verdhëza) – Kur trupi i dekompozon qelizat e vjetra të gjakut, rritet bilirubina në gjak. Derisa mëlçia e shëndoshë nuk ka probleme me lirimin e bilirubinës, mëlçia e sëmurë e lejon bilirubinën që të grumbullohet në gjak, ndërsa simptomat janë e bardha e syve e verdhë ose lëkura e verdhë (verdhëza). Ngjyra e errët e urinës është gjithashtu shenjë e verdhëzës.

Dhimbja e nyjeve – të përziera, të vjella, lodhje dhe humbje e oreksit janë simptoma të ndërlidhura të sëmundjes së mëlçisë – veçanërisht hepatitit autoimun. Hepatiti autoimun është gjendje në të cilën sistemi imunitar gabimisht i sulmon qelizat dhe indet e mëlçisë, ndërsa më i zakonshëm është tek gratë sesa tek meshkujt, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetit në SHBA.

Njolla në lëkurë – Nëse mëlçia nuk e pastron siç duhet gjakun, mund të keni probleme me koagulimin e gjakut në afërsi të shtresës sipërfaqësore të lëkurës.

Konfuzion – Nëse mëlçia është e sëmurë, në gjak dhe në tru mund të krijohet shumë bakër, gjë që mund të çojë në çrregullim, ngjajshëm si sëmundja e Alzheimerit. Kjo simptomë ka të bëj me fazën e avancuar të sëmundjes së mëlçisë, që do të thotë se nuk mund të jetë simptoma e parë (ose e vetme) nëse mëlçia nuk funksionon siç duhet.