Dr. Lidija Palanova: Hipertensioni nuk ka simptoma karakteristike dhe konsiderohet si një vrasës i heshtur (pjesa e parë)

Hipertensioni arterial është sëmundje akute ose kronike kur tensioni arterial i gjakut është i lartë mënyrë të përhershme. Zakonisht nuk ka simptoma dalluese dhe karakteristike, prandaj edhe quhet si vrasësi i heshtur.

Shkruan: Dr. Lidija Palanova, specialiste e mjekësisë interne


Tensioni i lartë i gjakut është problemi më i zakonshëm shëndetësor për qytetarët e rritur, por shqetësuese është faksi se gjithnjë e më shumë po e shqetëson edhe popullatën e re. Kjo sëmundje e kohëve moderne është shkaku më i zakonshëm i vdekjes. Kur të paraqitet, kryesisht nuk ka simptoma dalluese dhe karakteristike, kështu që mjekët e quajnë atë një vrasës të heshtur.Sipas kritereve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vlerat normale të tensionit të gjakut konsiderohen të jenë 139 milimetra të shtyllës së merkurit për sistolikë ose i njohur ndryshe si tensioni i lartë i gjakut, si 89 milimetra të shtyllës së merkurit për diastolikë – për tensionin e ulët të gjakut.

Për hipertension arterial ne flasim kur tensioni është 140 me 90 milimetra të shtyllës së merkurit ose më i lartë, në tre matje të njëpasnjëshme, gjatë një deri tre javë. Mjekët dallojnë dy lloje të hipertensionit: primar – i pranishëm në 89 për qind të popullsisë dhe sekondare, që rezulton nga ndonjë sëmundje e njohur (sëmundje të veshkave ose të gjëndrave).

Si të ulim rrezikun?

Rrezik faktorët e hipertensionit mund të jenë të brendshëm dhe të jashtëm. Faktorët e brendshëm janë predispozita gjenetike, gjinia, raca dhe mosha. Kur është fjala për hipertensionin primar, më shumë se 95 për qind e pacientëve kanë predispozitë gjenetike, gjë që është e vërtetuar nga zbulimet e të ashtuquajturit – gjeni për hipertension. Kjo do të thotë se rrezik më të madh për të zhvilluar këtë sëmundje kanë ata prindërit e të cilëve kanë tension të lartë të gjakut. Ai është më e zakonshme tek njerëzit e racës së bardhë, më i zakonshëm te meshkuj, edhe atë zakonisht mbi moshën pesëdhjetë vjeçare. Ndaj këtyre rrezik faktorëve ne nuk mund të veprojmë.

Rrezik faktorët e hipertensionit mund të jenë të brendshëm dhe të jashtëm

Ndaj rrezik faktorëve të jashtëm ne mund të veprojmë. Ato janë: masa trupore e tepërt, marrja e tepërt e kripës gjatë të ushqyerit, pirja e duhanit, pirja e alkoolit, pasiviteti fizik, rritja e yndyrës në gjak, nivelet e sheqerit në gjak dhe stresi. Hipertensioni arterial është dhjetë herë më i zakonshëm ndaj popullatës me masë më të madhe trupore për 20 përqind, se sa tek ato të cilët masa trupore është afër ideales. Pasiviteti fizik është i anasjelltë me lartësinë e tensionit të gjakut. Edhe stresi i vazhdueshëm ndikon negativisht ndaj tensionit, por nuk mund të lëmë anash as edhe pirjen e duhanit dhe pirjen e alkoolit. Ata e rrisin punën e zemrës, ndërsa me këtë rritet edhe tensioni. Pasi të jetë shfaqur sëmundja për një kohë të gjatë nuk jep asnjë simptomë. Kur ato të shfaqen, zakonisht janë si rezultati i ndonjë ndërlikim në ndonjë organ vital.

Zbulim

Simptomat më të zakonshme janë dhimbjet e kokës, të cilat janë, më të theksuara në mëngjes, rrahje zemre, vështirësi në shikim, gumëzhimë në veshë, vështirësi me ndjenjë presioni në gjoks, gjakderdhje nga hunda, urinim gjatë natës.

Që të parandalohet në kohë shfaqja e ndonjë ndërlikimi, duhet të veprojmë në mënyrë parandaluese duke larguar rrezik faktorët e jashtëm. Ata që nuk kanë simptoma të tensionit të lartë duhet të bëjnë ekzaminime kardiologjike parandaluese çdo vit. Me ato diagnostikohet ekzistenca e mundshme të hipertensionit arterial, vlerësohet rreziku i shfaqjes së tij ose zbulohen komplikime te ata që nuk e dinë se janë të sëmurë.

Gjatë ekzaminimeve parandaluese gjithashtu bëhet edhe EKG-ja e punës së zemrës, ekzaminimi ultrasonografik i zemrës, por në disa pacientë nevojitet test i ngarkesës, i quajtur si stres-test.

Gjatë ekzaminimeve parandaluese gjithashtu bëhet edhe EKG-ja e punës së zemrës, ekzaminimi ultrasonografik i zemrës, por në disa pacientë nevojitet test i ngarkesës, i quajtur si stres-test.

Tek pacientët me vlera të larta të tensionit në ordinancë në dy matje, njërsa pas tjetrës,  vendoset edhe paisja holter, e cila e mat tensionin e gjakut për 24 orë. Analizat laboratorike janë gjithashtu të detyrueshme, në mëngjes, me stomakun bosh, duke përcaktuar kështu edhe nivelin e sheqerit dhe yndyrës në gjak. Nëse hipertensioni diagnostikohet me këto ekzaminime, është e nevojshme të trajtohet, ndërsa pacienti të shkojë rregullisht për kontroll.