Dr. Lidija Palanova: Sa është i rrezikshëm tensioni i ulët dhe a mund ta rrezikojë jetën?

Hipotensioni është kur presioni i gjakut është më i vogël se 100/60 mm Hg, i matur disa herë në kushte ambulatore në prani të simptomave të tilla si lodhja, çrregullimi i gjumit, humbja e ndjenjave, djersitja, ankthi...

Shkruan: Dr. Lidija Palanova

Interniste


Tensioni i ulët i gjakut (hipotensioni) tingëllon si diçka për ndaj të cilës përpiqesh, duke pasur parasysh se mjekët paralajmërojnë vazhdimisht për pasojat e tensionit të lartë të gjakut (hipertensionit), një nga faktorët kryesorë të rrezikut për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare, të cilat shkaktojnë rreth 50% të rasteve të vdekjes. Por për shumë njerëz, tensioni i ulët i gjakut mund të shkaktojë simptoma të tilla si marramendje dhe të fikët, gjë që është si pasojë e uljes së furnizimit me gjak në tru. Në rastet më të rënda, tensioni i ulët i gjakut mund të jetë kërcënues për jetën.

Përqendrimi i dobët, rraskapitja, lodhja ose çrregullimi i gjumit, shqëtësimi mund të jenë shenja të presionit të ulët të gjakut ose hipotensionit. Shpesh nuk është i rrezikshëm, por mund të jetë i sikletshëm dhe dëmton cilësinë e jetës. Mundon shumë njerëz, sidomos femrat e reja.

Bëhet fjalë për gjendje që përcakton se presioni i gjakut është më i ulët se normalja për personin në kushte të caktuara dhe është term relativ.

Hipotensioni është kur presioni i gjakut është më i vogël se 100/60 mm Hg, i matur disa herë në kushte ambulatore në prani të simptomave të tilla si lodhja, çrregullimi i gjumit, humbja e ndjenjave, djersitja, ankthi…

Tensioni i ulët i përhershëm i gjakut është rrallë herë tregues i ndonjë çrregullimi serioz shëndetësor.

Vlerat e presionit të gjakut ndryshojnë në varësi të aktivitetit aktual, moshës, gjendjes shëndetësore dhe përdorimit të disa ilaçeve. Gjithmonë lind pyetja se sa duhet të jetë presioni i ulët i gjakut dhe sa kohë duhet të jetë i pranishëm për të treguar se ekziston një sëmundje – hipotension kronik me simptomatologji dhe cilësi të dobët të jetës. Përveç presionit të ulët të gjakut për një kohë të gjatë shkaku i të cilit nuk është i njohur (idiopatik), ekziston edhe hipotensioni sekondar si rezultat i sëmundjeve të ndryshme ose, për shembull, përdorimit të ilaçeve.

Tensioni i ulët i përhershëm i gjakut është rrallë herë tregues i ndonjë çrregullimi serioz shëndetësor. Organizmi përshtatet me të dhe zakonisht nuk jep simptoma. Problemi shfaqet kur presioni i gjakut bie papritmas, kur truri dhe organet e tjera vitale kanë mbetur pa gjak dhe nuk kanë kohë për përshtatje. Në raste të tilla mund të ndodhin pamja jo e qartë, marramendja, dobësia e përgjithshme, dëmtimi i shikimit, por madje edhe humbja e shkurtër e vetëdijes.

Si trajtohet?

Trajtimi i hipotensionit ka për qëllim lehtësimin e simptomave. Kjo nuk është e nevojshme nëse pacientët nuk kanë simptoma të caktuara që e ndryshojnë cilësinë e jetës.

Masat e trajtimit kanë për qëllim përmirësimin e zakoneve higjeno-dietike dhe mënyrës së jetesës, si marrja e kripës, marrja e lëngjeve, kafeina, rritja e aktivitetit fizik. Ilaçet jepen vetëm në rastet kur këto masa të përgjithshme nuk rezultojnë me efekt të favorshëm. Trajtimi i hipotensionit sekondar është etiologjik – i drejtuar kah shkaku që çoi në shfaqjen e tij.

Vlerat e presionit të gjakut ndryshojnë në varësi të aktivitetit aktual, moshës, gjendjes shëndetësore dhe përdorimit të disa ilaçeve.

Pse mund të jetë i ulët presioni i gjakut?

  • Anemi
  • Dehidratimi për shkak të rritjes së temperaturës trupore ose diarresë së zgjatur
  • Marrja e ilaçeve të caktuara
  • Reaksione alergjike, infeksione
  • Qëndrimi shumë gjatë shtrirë dhe pushimi
  • Sëmundjet e zemrës
  • Sëmundjet hormonale (ulja e përqendrimit të sheqerit në gjak, sëmundja e gjëndrës mbiveshkore, ulja e funksionit të gjëndrës tiroide…)
  • Sëmundjet neurologjike

A është i rrezikshëm presion i ulët?

Nëse pacienti për shkak të presionit të ulët të gjakut ndihet i shqetësuar, ai duhet të paraqitet te mjeku. Ai shqyrton pse vlerat e tensionit të gjakut janë të tilla. Mjeku së pari përcakton nëse hipotensioni është parësor apo sekondar. Kjo do të thotë që duhet të përjashtohet sëmundja, gjendja ose përdorimi i barnave që mund të çonin në hipotension sekondar.

Përveç ekzaminimit, kërkohen gjithashtu teste laboratorike për sheqerin në gjak, pasqyra e gjakut dhe funksionimin e veshkave. Më pas është i nevojshëm monitorim i tensionit të gjakut për 24 orë me ABP-Holter.