Dr. Nade Petanovska: 10 fakte dhe ide të gabuara rreth kancerit të gjirit

Zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit është parakusht për fillimin në kohë të terapisë dhe rrjedhimisht trajtim të suksesshëm të sëmundjes.

Shkruan: Dr. Nade Petanovska

radio diagnostikuese


Kanceri i gjirit është një nga tumoret malinje më të zakonshme që shfaqen tek femrat. Si ndodh, kush ka rrezik më të lartë dhe cilët faktorë mund të zvogëlojnë mundësitë për shfaqjen e kancerit?

Këto pyetje zakonisht bëhen në klinikat mjekësore, ndërsa këto janë faktet më të shpeshta dhe idet e gabuara që kanë të bëjnë me kancerin e gjirit.

Shfaqja e kancerit të gjirit ndikohet nga një numër faktorësh nga mjedisi i jashtëm dhe i brendshëm. Nëse shfaqje e kancerit do të ndodh kjo gjë varet nga ndërveprimi i tyre. Ekzaminimet e rregullta tek mjeku – radiolog duhet të jenë pjesë përbërëse e aktiviteteve të çdo gruaje, si e vajzave, ashtu edhe e grave në moshë. Megjithatë, nëse vjen deri te zhvillimi i sëmundjes, zbulimi i hershëm është parakusht për fillimin në kohë të terapisë, dhe kështu trajtim të suksesshëm të sëmundjes.

Antiperspirantët shkaktojnë kancer të gjirit

Edhe pse antiperspirantët përmbajnë substanca kimike të ndryshme që irritojnë dhe mund të jenë alergen, për asnjë nga përbërësit nuk është provuar se ndikon drejtpërdrejt në shfaqjen e kancerit të gjirit.

Nëse askush në familjen time nuk ka pasur kancer të gjirit, rreziku që unë të prekem nga po i njëjti nuk ekziston

Kjo deklaratë është e pasaktë. Rreziku i shfaqjes së kancerit përcaktohet nga kombinim i ndikimit të faktorëve gjenetikë dhe faktorëve të mjedisit. Sigurisht, rreziku është më i madh në qoftë se ka histori pozitive familjare, por kanceri i gjirit mund të shfaqet edhe tek femrat, të afërmit e të cilëve nuk kanë pasur asnjëherë ndonjë sëmundje malinje. Flitet shumë rreth predispozicionit gjenetik ndaj kancerit të gjirit, por vetëm rreth 20 përqind e  rasteve të kancerit të gjirit janë të lidhura gjenetikisht.

Nëse dikush në familjen time ka kancer të gjirit, me siguri edhe unë do të prekem

As kjo deklaratë nuk është e saktë, rreziku është më i lartë, por nëse do të zhvillohet kanceri varet edhe nga veprimi i faktorëve të tjerë. Mutacione të provuara gjenetike për kancerin e gjirit janë BRCA1 dhe 2. Sipas statistikave botërore, 20 për qind e grave që kanë mutacionin do të preken nga tumori deri në moshën 40 vjeçare, 51 për qind deri në moshën 50 vjeçaredhe 87 për qind deri në moshën 60 vjeçare. Mundësia që ky gjen të transmetohet tek një fëmijë është 50 për qind.

Rezultatet e kancerit të gjirit janë gjithmonë vdekjeprurëse

Aspak e vërtetë. Sa më herët që zbulohet tumori, shanset për shërim të plotë janë më të mëdha. Me avancimin e mjekësisë është bërë i mundur edhe diagnostikimi i hershëm dhe caktimi i diagnozës, ndërsa kështu edhe rezultate më të suksesshme të trajtimit. Kontrollet e rregullta që mbulojnë mamografinë dixhitale, ultratinguj, ndërsa nëse është e nevojshme edhe inçizime të rezonancës magnetike dhe biopsi, sigurisht të bëra nga një radiolog me përvojë, mundësojnë që të zbulohet edhe tumori me përmasa më të vogla se 5 mm. Sot, në qoftë se trajtimi fillon në një fazë të hershme kur nuk janë të pranishme metastazat, norma e mbijetesës 5-vjeçare është mbi 80 për qind.

Vetëm gratë e moshuara vuajnë nga kanceri i gjirit

As ky pretendim nuk është i vërtetë. Megjithëse incidenca e kancerit është më e lartë tek më të moshuarat, në bazë të statistikave zakonisht 50 deri në 60 vjeç, por shfaqja e kancerit është e mundshme edhe tek gratë dhe vajzat e reja. Në dhjetë vitet e fundit, ka pasur një rritje të konsiderueshme të numrit të pacientëve të moshës ndërmjet 35 dhe 45 vjeç. Mirëpo, kemi pasur edhe paciente të moshës 19 vjeçare.

Tabletat kontraceptive shkaktojnë kancerin e gjirit

Terapia hormonale është një nga faktorët e rrezikut për shfaqjen e kancerit të gjirit dhe kancerin e vezoreve. Në fillim të përdorimit, tabletat kontraceptive përmbanin një dozë më të lartë të hormoneve dhe përdorimi i tyre tek një përqindje e rritën rrezikun e kancerit të gjirit. Ato që sot janë në përdorim, përmbajnë sasi minimale hormonesh të nevojshme për marrjen e efekteve kontraceptive dhe janë dukshëm më të sigurta për përdorim. Pas 6-7 viteve të ndërprerjes së marrjes së hormoneve, rreziku i shfaqjes së kancerit kthehet në masën që i korrespondon moshës së pacientes.

Të ushqyerit me yndyrë të lartë shkakton kancer të gjirit

Megjithëse ka studime që tregojnë se femrat me mbipeshë kanë një përqendrim më të lartë të estrogjeneve (rritja dhe ekspozimi i vazhduar ndaj estrogjeneve është i lidhur me shfaqjen e kancerit të gjirit), ky pretendim nuk mund të konfirmohet, dhe jo çdo grua me mbipeshë ose person që përdor më shumë yndyra në ushqim do të preket nga kanceri i gjirit.

Numri i madh i lindjeve dhe gjidhënia përjashtojnë mundësinë e kancerit të gjirit

Shtatzënia dhe gjidhënia reduktojnë ekspozimin ndaj estrogjeneve dhe me këtë mund të zvogëlohet rreziku i përgjithshëm i zhvillimit të sëmundjes, por nuk do të thotë se nëse keni qenë shtatzënë ose gjidhënëse se nuk të përballeni me kancerin e gjirit. Hulumtimet e reja kanë treguar se efekti mbrojtës i shtatzënisë dhe gjidhënies i pranishëm vetëm nëse ato ndodhin brenda intervalit prej rreth 16 vjetësh nga menstruacioni i parë. Për shembull, deri në moshën 28 vjeçare nëse vajza ka kasur menstruacionet e para në moshën 12 vjeçare. Për fat të keq, sot shtatzënia e parë zakonisht është pas moshës 30 vjeçare.

Mbajtja e sytjenave shkakton kancerin e gjirit

Nuk ka prova relevante për të mbështetur këtë pretendim. Sigurisht që sytjenat e përshtatshme në formën dhe madhësinë e gjirit janë rekomandim për çdo grua. Zgjidhni sytjena sipas trupit tuaj, jo sipas tendencave të modës.

Kirurgjia e përshpejton përhapjen e kancerit

As edhe kjo deklaratë nuk është e vërtetë. Gjatë operacionit, tumori hiqet tërësisht, deri në indet e shëndetshme. Biopsiet nga të cilat pacientët frikësohen shumë nuk janë të dëmshme dhe nuk shkaktojnë përkeqësim të sëmundjes ekzistuese – beninje apo malinje.