Dr. Sci. Aleksandar Sajkovski: Disa fakte rreth VITAMINAVE dhe MINERALEVE

Vitaminat janë esenciale për funksionet normale fiziologjike së bashku me mineralet, mirëpo njeriu nuk e ka të mundur sintezën e tyre në trup, prandaj edhe quhen nutrient esencial, Dr. Sci. Aleksandar Sajkovski

Vitaminat (“vitale amines“) janë komponente organike të ndryshme nga yndyra, karbohidratet dhe proteinat, komponente natyrore të ushqimit, të cilat kryeshisht merren në sasi minimale. Ato janë esenciale për funksionet normale fiziologjike së bashku me mineralet, mirëpo njeriu nuk e ka të mundur sintezën e tyre në trup, prandaj edhe quhen nutrient esencial. Mungesa e futjes së vitaminave çon në sindromën e deficitit të po të njëjtës.

Suplementet nga ana e tyre përfaqësojnë substanca sintetike ose natyrale, të cilat mund të merren në formën e kapsulave, tabletave, pluhurit dhe lëngut.

Shkruan: Dr. Sci. Aleksandar Sajkovski

Vitaminat ndahen në: Vitaminat hidrosolubile të tretshme në ujë dhe vitaminat liposolubile.

Vitaminat liposolubile depozitohen në mëlçi dhe në indet yndyrore. Ato nuk sekretohen lehtë nga trupi, ndërsa vitaminat hidrosolubile lëvizin nëpër të gjithë trupin lëngshme që kalojnë përmes trupit dhe ruhen në një sasi jashtëzakonisht të ulët. Ato sekretohen lehtë përmes urinës.

Cilat janë pyetjet më të shpeshta, sa i përket marrjes së vitaminave:

Çfarë është doza e rekomanduar ditore?

  • Marrja e përditshme e rekomanduar (Recommended Dietary Allowance – RDA) ose Marrja adekuate (Adequate Intake – AI) është niveli i nutricientëve që i plotësojnë nevojat ushqimore të përditshme të individëve të shëndetshëm.
  • Kufiri i sipërm tolerues (Upper Tolerable Limit – UL) është dozë e cila mund të merret pa ndonjë rrezik.

A duhet që vitaminat të merren me ushqim ose si shtojca?

  • Nëse e ndiqni piramidën e të ushqyerit, me siguri që do të merrni dozat e rekomanduara ditore të vitaminave dhe ushqyesve
  • Shtojcat janë më të mira kur kombinohen me ushqim të ekuilibruar
  • Ushqimi siguron kalori dhe energji për aktivitetin normal, shtojcat nuk sigurojnë energji
  • Shtojcat më të mira zakonisht i përmbajnë të gjitha vitaminat hidrosolubile dhe liposolubile dhe mineralet e domosdoshme. Një shembull i tillë janë tabletat Oligovit të cilat përmbajnë 10 vitamina dhe 10 minerale duke përfshirë edhe jodin.

A keni nevojë për shtojca dhe a është jeta moderne shkak i deficitit të vitaminave?

  • Zakonet e këqija të të ushqyerit – Sipas profesorit Gladys Block nga U.C. Berkeley, “Vetëm 9% e popullsisë së botës hanë pesë vaktet e rekomanduara ditore të frutave, perimeve dhe mishit”.
  • Përgatitja e ushqimit dhe gatimi – Shumica e njerëzve nuk e pëlqejnë ushqimin e freskët, kështu që e përgatitin atë termikisht. A e dini se 20 deri 50% e vitaminave shkatërrohen gjatë gatimit apo pjekjes së ushqimit? Për shembull: Tiamini 20-45%; Niacini 20-40%; Riboflavini 20-40%; Vitamina C 25-50%. “Diet & Disease”, E. Cheraskin M.D., D.M.D. et al, 1977
  • Transporti dhe ruajtja – Dr. Michael Colgan testoi përqendrimin e vitaminës C tek citruset. Portokalli ka 180 mg të vitaminës C në ditë kur është vjelur, por prej kur është lënë për ruajtje në një supermarket lokal, shija ishte e njëjtë, por përqendrimi i vitaminës C ishte zero. Your Personal Vitamin Profile”, Dr. Michael Colgan, 1982
  • Aspak nuk dëmton marrja e shtojcave të një ushqimi cilësor
  • Kur zgjidhni shtojca, zgjidhni atë që siguron 100-300% të DPD-së, dhe që përmban vitamina dhe minerale.

A keni nevojë për shtojca dhe a është jeta moderne shkak i deficitit të mineraleve?

  • Shterimi i tokës – Që në vitin 1936, Senati i SHBA lëshoi një dokument ku denonconte amerikanët se toka e përdorur për rritjen e frutave dhe perimeve, ishte mjaftë e varfër në minerale. Prerja e vazhdueshme; kultivimi i tokës vetëm me azot, fosfor dhe kalium; erozioni i tokës dhe faktorë të tjerë kanë çuar në reduktimin e mineraleve të tokës. Analizat tregojnë se në dekadat e fundit rriten fruta dhe perime, që kanë mungesë të disa mineraleve bazë për të mbrojtur jetën në planet. Në mungesë të disa vitaminave, trupi mund të kompensojë me disa minerale, por në mungesë të mineraleve, vitaminat bëhen të papërdorshme!
  • Përpunimi i ushqimit – Përpunimi i ushqimit gjithashtu luan rol të madh në shterimin dhe mungesën e mineraleve. Ja një shembull skematik i humbjes së mineraleve gjatë pastrimit të miellit. Duhet të theksohet se prej 16% deri 98%, humbet përbërja origjinale minerale e grurit, e cila gjithsesi ka deficit të mineraleve gjatë gatimit.

Kalciumi – 60%    Hekuri – 75,6%    Fosfori – 70,9%    Kromi – 98%

Magnezi – 84.7%    Kaliumi – 77%    Kobalti – 88.5%    Mangani – 85.8%

Selenium – 15.9%    Bakri – 67.8%    Molibden – 48%    Zink – 77.7%

Cilat faktorë duhet të merren parasysh para marrjes së suplementeve?

A hani ushqime të pasura me vitamina dhe minerale?
A jeni në dietë?
A e ndiqni të ushqyerit me piramidën ushqyese?
A pini duhan apo alkool?
A jeni shtatzënë?
A keni mbi 50 vjet?
A merrni ilaçe të tjera?

A duhet vitaminat të merren së bashku me ushqimin?

  • Po, për të shmangur irritimin gastrik. Prania e karbohidrateve dhe proteinave i stimulojnë enzimat e tretjes dhe përmirësohet absorbimi e të gjitha shtojcave.
  • Hekuri duhet të merret në stomakun bosh.

A mund vijë deri te mbidoza me vitamina?

  • Për shumicën e vitaminave ekziston siguri absolute për marrjen e tyre, por dozat e rekomanduar të preparateve duhet të ndiqen.
  • Vitaminat liposolubile mund të mbartin toksicitet sepse depozitohen në trup, ndërsa vitaminat hidrosolubile sekretohen.

Stresi dhe të ushqyerit?

  • Stresi më shumë shkakton eliminimin, sesa përdorimin e vitaminave në trup.
  • Stresi shkakton lirimin e radikaleve të lira, të cilat mund të shkaktojnë sëmundje akute ose kronike ose dëmtimin e indeve, por luajnë rol edhe në zhvillimin e kancerit, sëmundjeve kardiovaskulare dhe plakjes.

Suplementet që ndihmojnë në shuarjen e stresit?

  • Rritja e nivelit të serotoninës në tru i eliminon simptomat e stresit, siç është depresioni, nervozizmi dhe frustrimi.
  • Minerali i magnezit e rregullon nivelin e serotoninës.
  • Shtojcat antioksiduese i degradojnë radikalet e lira që dëmtojnë trupin dhe qelizat.  Përfaqësuesit tipikë të antioksidantëve janë vitamina A, C, E, Beta karoten, Selenium.

Duke pasur parasysh faktet e përmendura, qasja jonë ndaj të ushqyerit dhe ruajtjes së shëndetit duhet të bazohet në të ashtuquajturën qasje të përbashkët. Domethënë, trupi i njeriut vepron në lëndët ushqyese, dhe jo në ilaçe. Orientimi kryesor i mjekësisë është që të përqëndrohet në trajtimin e simptomave të sëmundjeve individuale me barna. Dallimi i vetëm midis barnave dhe toksinave është doza dhe qëllimi. Sot duhet të përqendrohemi në trajtimin qelizor, metabolik dhe molekular të sëmundjeve. Trupi juaj funksionon në bazë të përdorimit të lëndëve ushqyese, dhe jo në bazë të ilaçeve. Cilat materie ushqyese ju nevojiten? Hulumtimet shkencore sigurojnë dëshmi se trupi i njeriut kërkon më shumë se 100 blloqe të ndryshme ushqimore.

Aspekt të veçantë ka edhe miti i një diete të ekuilibruar. Domethënë, megjithëse marrja optimale ditore e ushqimit është bazë e rëndësishme për ruajtjen e shëndetit, me ndryshimin e dinamikës së të ushqyerit, sasinë e blloqeve ushqimore, të gjithë ndërmarrim rreziqe të mëdha shëndetësore duke injoruar shumë fakte mjekësore, vetën nëse mbështetemi në termin “të ushqyerit e balancuar për shëndetin optimal”. Nëse dëshironi të shmangni sëmundjet dhe të ruani shëndetin optimal, duhet të kapërceni grupet kryesore të ushqimit ose piramidën ushqimore. Shumë shkaqe moderne të mungesës së vitaminave dhe mineraleve, e bëjnë të pamundur marrjen e niveleve të shëndetshme të materieve ushqyese nga e ashtuquajtura “të ushqyerit e ekuilibruar”, pa marrë parasysh se sa mirë hani!

(Vazhdon)