Dr. Vasko V. Haxhiev: Pse KROMI është i rëndësishëm për metabolizmin e karbohidrateve, lipideve dhe proteinave?

Gjithnjë e më shumë një numër i madh studimesh shkencore, po fillojnë të theksojnë rëndësinë thelbësore të kromit në sëmundje të caktuara që janë të lidhura ngushtë me mungesën e tij, siç janë mbipesha - sindromi metabolik, diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare, veçanërisht pas kapërcimit të infarktit të zemrës, që në fakt janë sëmundjet mjaftë të zakonshme të ditëve të sotme.

Shkruan: Dr. Vasko V. Haxhiev

specialist i mjekësisë interne


Kromi është mineral thelbësor, gjerësisht i pranishëm në natyrë, por në trupin e njeriut janë të pranishme vetëm sasi të vogla. Ashtu si oligoelementët tjerë, në sasi optimale, kromi trivalent, i cili është aktiv biologjikisht, është i rëndësishëm për funksionimin normal të trupit të njeriut, veçanërisht i rëndësishëm për metabolizmin optimal të karbohidrateve, lipideve dhe proteinave.

Gjithnjë e më shumë një numër i madh studimesh shkencore, po fillojnë të theksojnë rëndësinë thelbësore të kromit në sëmundje të caktuara që janë të lidhura ngushtë me mungesën e tij, siç janë mbipesha – sindromi metabolik, diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare, veçanërisht pas kapërcimit të infarktit të zemrës, që në fakt janë sëmundjet mjaftë të zakonshme të ditëve të sotme.

Kromi dietik është i pranishëm në produkte të caktuara ushqimore si brokoli, bizelet, hudhrat, borziloku, patatet, frutat e thatë dhe drithërat, mishi i viçit, mollët, bananet dhe rrushi.

Për absorbim optimal në trup, është i rëndësishëm aciditeti i mirë në lukth. 

Mendohet se mesatarisht për një popullatë të shëndetshme, marrja minimale ditore për meshkujt është rreth 35 mikrogramë / në ditë, ndërsa për femrat 25 mikrogramë në ditë. Megjithatë, për shumë individë që praktikojnë dietë jo të balancuar, marrja e kromit është suboptimale.

  • Mendohet se kromi luan rol kyç në optimizimin e glukozës në gjak, përmes përmirësimit të përdorimit të insulinës (efekti i receptorëve të insulinës), si dhe ndikimi i faktorit të tolerancës së glukozës (GTF) duke përmirësuar rezistencën ndaj insulinës.
  • Ai gjithashtu ka efekt të dobishëm në nivelin e kolesterolit të mirë (HDL), si dhe në përmirësimin e metabolizmit në nivelin e masës muskulore dhe të muskujve.
KROMI është i rëndësishëm për funksionimin normal të trupit të njeriut, sidomos i rëndësishëm për metabolizmin optimal të karbohidrateve, lipideve dhe proteinave.

Pikërisht këto përbërës metabolikë dhe çekuilibri i tyre janë thelbësorë për shfaqjen e sëmundjeve të parakohshme kardiovaskulare dhe diabetit të tipit 2 në korrelacion me sindromën metabolike si shkaktarë i zakonshëm.

Përfitim më të madh nga përdorimi i KROMIT do të kishin fëmijët me mungesë të tij ose me nevojë të shtuar (mbi 100 mikrogramë në ditë) siç janë diabeti, pre-diabeti dhe glikemia e çrregulluar gjatë urisë, njerëzit me obezitet dhe sindromën metabolike, dislipideminë dhe rrezik të lartë kardiovaskular, personat me histori të sulmit në zemër, sidomos në fazën akute, atletët dhe personat me çrregullime të të ushqyerit (marrja suboptimale e kromit).

Si për të gjithë oligoelementët, vlen rregulli për përdorimin e përshtatshëm të kromit në korelacion dhe monitorim nga mjeku profesionist.