Ekspresioni facial – kur ndjenjat bëhen të dukshme

Hulumtimi i emocioneve themelore si: tërbimi, lumturia, pikëllimi, neveria, befasia, frika janë njësoj tek njerëzit e kulturave të ndryshme, si tek njerëzit ashtu edhe tek disa kafshë, kështu që mund të konsiderohen si biologjikisht të trashëguara.

Ekspresioni i fytyrës paraqet formën e komunikimit joverbal, ku me një ose më shumë lëvizje ose pozicione të muskujve të fytyrës, njeriu e shpreh gjendjen e brendshme (ndjenjat, motivet, nevojat, qëndrimet). Duke pasur parasysh është i lidhur ngushtë me emocionet, shpesh ndodh kur një person është i mërzitur vështirë ta ketë ta kontrollojë atë.

Hulumtimi i emocioneve themelore si: tërbimi, lumturia, pikëllimi, neveria, befasia, frika janë njësoj tek njerëzit e kulturave të ndryshme, si tek njerëzit ashtu edhe tek disa kafshë, kështu që mund të konsiderohen si biologjikisht të trashëguara. Megjithatë, edhe pse format e shprehjes janë të njëjta, dallimet midis kulturave mund të ekzistojnë në intensitetin e vetë emocioneve. Mirëpo, në disa kultura konsiderohet e pahijshme të shprehurit e emocioneve, ndërsa tek të tjerat nuk është e rëndësishme.

Sytë zbulojnë shumë për atë që mendon njeriu, ose për atë se si ndihet. Kapsitja e syve mund të zbulojë se sa personi është nervoz. Kontakti përmes syve është një tjetër aspekt i rëndësishëm i komunikimit jo-verbal. Kontakti përmes syve e ruan komunikim, tregon interes ose përfshirje dhe krijon kontakt me të tjerët. Megjithatë, kulturat e ndryshme e shohin ndryshe kontaktin me sy.

Disa kultura mendojnë se kontakti me sy është shenjë që ne dëshirojmë të konkurrojmë dhe prandaj konsiderohet e pahijshme, ndërsa tek të tjerët shikimi tregon respekt ndaj dikujt, ndërsa tek disa të tjera hedhja e shikimit mund të interpretohet si mungesë besimi.

Ekspresioni facial përdoret në gjuhën e shenjave për të shprehur mbiemra dhe ndajfolje të caktuara.

Në fund të fundit, komunikimi jo-verbal, e sidomos ekspresioni facial luan rol shumë të rëndësishëm në komunikimin me njerëzit tjerë, kështu që nëse i njihni mirë ata mund të bëheni detektor i vërtetë i ndjenjave më të sinqerta, dëshirave dhe qëndrimeve të njerëzve të tjerë.