Futja e mjaftueshme e ujit – kyç në reduktimin e infeksioneve urinare të përsëritura

Përndryshe, paraprakisht është supozuar se uji mund të zvogëlojë rrezikun e infeksioneve të traktit urinar, por supozimi i lartpërmendur nuk është konfirmuar me ekzaminime  klinike.

Gratë që kanë problem me infeksione të shpeshta të traktit urinar, mund të reduktojnë ndjeshëm rrezikun nëse pinë mjaftueshëm ujë, sqaron raporti i një studimi të ri. Sipas hulumtuesve, uji vepron në efektin e shpëlarjes së vëllimit të tepërt të urinës, por mund të ketë edhe efekte të tjera për të cilat ne nuk jemi të vetëdijshëm, thonë ekspertët.

Përndryshe, paraprakisht është supozuar se uji mund të zvogëlojë rrezikun e infeksioneve të traktit urinar, por supozimi i lartpërmendur nuk është konfirmuar me ekzaminime  klinike.

Mendohet se pirja e sasive të mëdha të ujit për përmirësimin e shëndetit është i sigurt. Domethënë, prodhimi i urinës shtesë, ndërsa me të edhe rritja e frekuencës së zbrazjes së fshikëzës, mund të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e ruajtjes së shëndetit të fshikëzës dhe të zvogëlohet rreziku i infeksioneve urinare.

Sipas hulumtuesve, gjithashtu duhet të theksohet se gratë që konsumonin sasi të mëdha të ujit, kishin reduktuar përdorimin e antibiotikëve, të cilat janë terapi kryesore për infeksionet urinare. Zvogëlimi i përdorimit të tepruar të antibiotikëve është kyç për parandalimin e shfaqjes së baktereve të cilat janë rezistente ndaj barnave.