Gërhitja e zëshme është simptomë e hershme e sëmundjes së trurit

Gërhitja e cila është e zakonshme tek meshkujt e moshës mesatare me mbipeshë, bën që muret e fytit të ngushtohen gjatë gjumit dhe në këtë mënyrë të pengojë frymëmarrjen.

Gërhitja me zë të lartë mund të jetë simptomë e hershme e problemeve me demencën dhe kujtesën, thonë shkencëtarët. Njerëzit me apne obstruktive të gjumit, e cila shpesh shkakton gërhitje të zëshme, kanë rezultate më të këqija gjatë testimeve të kujtesës, por gjithashtu kanë ndryshime edhe në tru të cilat lidhen me demencën.

Gjysmë milioni britanikë vuajnë nga gërhitja, e cila është e zakonshme tek meshkujt e moshës mesatare me mbipeshë, gjë që bën që muret e fytit të ngushtohen gjatë gjumit dhe në këtë mënyrë e pengon frymëmarrjen. Shkencëtarët e Universitetit të Sidneit sugjerojnë se kjo gjë mund t’i ngushtojë edhe pjesët e trurit duke ulur nivelin e oksigjenit në gjak.

Gjatë hulumtimit u zbulua se njerëzit me apne të gjumit kanë qarkullim të gjakut të zvogëluar në tru, sidomos në qendrat e kujtesës në tru dhe shoqërohen me demencë. Këto ndryshime të trurit u shoqëruan me performancë të dobët gjatë testimit të memories, ku njerëzit morën një listë prej 15 subjektesh që duhet të përsëriten për 20 minuta.

“Rezultatet tona sugjerojnë se ne, duhet të bëjmë ekzaminimin e apnesë obstruktive gjatë kohës së gjumit tek të rriturit. Ne gjithashtu duhet të ndjekim edhe gjendjen e pacientëve të cilët vizitojnë klinikat e gjumit, për aftësinë e tyre të të menduarit dhe rezultatet e testeve të kujtesës. Nuk ka shërim për demencën, kështu që ndërhyrja e hershme është shumë e rëndësishme. Nga ana tjetër, kemi një trajtim efikas për apnenë obstruktive. Ky studim tregon se diagnostifikimi dhe trajtimi i kësaj lloj apneje mund të jetë një mundësi për të parandaluar rënien kognitive, përpara se të jetë shumë vonë”, thotë Dr. Sharon Naismith.

Rezultatet e studimit tregojnë se njerëzit me nivel të ulët të oksigjenit në gjak, kanë masë gri të zvogëluar në kafkë. Megjithëse studimi nuk ështe i lidhur ngushtë me demencën, u zbulua se tek personat ndryshimet e trurit të të cilëve janë parë në skrining, e kanë bërë testin e 15 subjekteve më keq.

“Ndërmjet 30 dhe 50% të rrezikut të demencës vjen për shkak të faktorëve të modifikuar, siç është depresioni, tensioni i lartë i gjakut, obeziteti dhe pirja e duhanit. Në vitet e fundit, studiuesit kanë pranuar se çrregullimet e ndryshme të gjumit gjithashtu janë rrezik faktorë të demencës”, thotë Dr. Sharon Naismith.

Apnea gjatë gjumit mund të trajtohet me ndihmën e pajisjeve për lehtësimin e presionit të rrugëve të frymëmarrjes, të cilat parandalojnë mbylljen e tyre gjatë gjumit.