Gjakderdhja postmenopauzale mund të jetë shenjë e kancerit endometrial

Tek gratë me kancer të endometriumit në fazën e parë, prevalenca e gjakderdhjes postmenopauzale ishte 94 përqind.

Pothuajse të gjitha gratë me kancer endometrial kanë një histori të gjakderdhjes postmenopauzale (PMB), treguan analizat e 129 studimeve. Përndryshe, rritja e parashikuar e incidencës së kancerit endometrial dhe vdekshmëria prej saj, thekson rëndësinë e strategjive për zbulimin e hershëm dhe parandalimin e kancerit endometrial.

Gjakderdhja pasmenopauzale shfaqet tek rreth 91 për qind e grave me kancer endometrial, por vetëm tek 9 për qind e grave me gjakderdhje postmenopauzale është diagnostikuar kanceri i endometriumit, theksojnë ekspertët.

Tek gratë me kancer të endometriumit në fazën e parë, prevalenca e gjakderdhjes postmenopauzale ishte 94 përqind.

Gjithashtu është vërejtur se rreziku i kancerit endometrial ishte më i ulët tek gratë me gjakderdhje postmenopauzale të cilat merrnin terapi hormonale.

Udhëzimet klinike aktuale rekomandojnë trajtimin diagnostik të grave, të cilat kanë gjakderdhje postmenopauzale me ultratinguj transvaginal, biopsi të endometriumit dhe histeroskopi me biopsi.

Mjekët sigurisht që duhet t’i informojnë pacientët e tyre, se gjakderdhja postmenopauzale mund të jetë simptomë e kancerit endometrial dhe se në rast të shfaqjes së saj, domosdoshmërisht duhet të konsultohen me mjekun.

Nga ana tjetër, gjithashtu duhet të dihet se gjakderdhja postmenopauzale shoqërohet me shumë gjendje beninje dhe se në më pak se 1 në 10 gra me gjakderdhje postmenopauzale do të diagnostikohet me kancer endometril, shkruan “JAMA Internal Medicine”.