Gjithçka për sinuset

Simptomat më të zakonshme janë presioni në kokë dhe dhimbjet e kokës, shkarkimi i bollshëm nga hunda dhe pas hundës, ndërsa tek inflamacionet më të fuqishme mund të ndodhë edhe rritja e temperaturës trupore.

Inflamacioni i sinuseve nënkupton inflamacionin dhe ënjtjen e mukozës së sinusit, i cili mund të jetë bakterial, viral e madje edhe fungal. Për shkak të pranisë së tepërt të këtyre mikroorganizmave, vjen deri te trashja e mukozës, kështu që sinuset që janë të ngushta, vështirë zbrazen.

Sinuset paranazale janë zgavra në eshtrat e kokës. Këto zgavra janë të mbushura me ajër dhe të mbuluara me mukozë respiratore, si në hundë, ashtu edhe në mushkëri.

Ekzistojnë katër grupe sinusesh

  • Maksilar (në brendësinë e kockave të mollëzave)
  • Frontal (përpara)
  • Etmoid (mbi hundëm dhe midis syve)
  • Sphenoid (pas hundës, në qendër të kokës)

Sinuset kryesisht për shkak të mbështjelljes me mukozë respiratore kanë funksion respirator. Përmbajtja e sinuseve përmes hapjeve të hundës pikon ose thahet në drejtim të fytit ose jashtë.

Simptomat më të zakonshme janë presioni në kokë dhe dhimbjet e kokës, shkarkimi i bollshëm nga hunda dhe pas hundës, ndërsa tek inflamacionet më të fuqishme mund të ndodhë edhe rritja e temperaturës trupore. Nëse ka sekrecion purulent kjo do të thotë se mund të jetë inflamacion bakterial. Sekreti i përzier me gjak nga hunda, gjithashtu flet për inflamacion, dhe në mënyrë të detajuar duhet të kontrollohet e gjithë zgavra e hundës, më së miri endoskopi. Inflamacioni i sinusit zakonisht fillon me ftohjet e zakonshme, ndërsa pas disa ditëve gjendja përmirësohet, por personat me sinuse të sëmura nuk shërohen plotësisht. Për fat të keq, problemet me sinuset vazhdojnë. Inflamacioni zakonisht ndodh si pasojë e ndryshimeve të shpeshta të temperaturës ditore.

Ky inflamacion nuk duhet kuptuar si një infeksion i lehtë, pasi që shumë lehtë mund të bëhet sëmundje kronike.

Shpesh për shkak të hiperreaktivitetit të mukozës së hundës ndaj ndikimeve të jashtme, si për shembull alergjitë, ndryshimi i temperaturës, sjell deri në simptoma të ngjashme me ato të inflamacionit klasik (dhimbje koke dhe presion). Jo domosdoshmërisht gjendja është infektive, por ka ardhur deri te ënjtja e mukozës duke bllokuar kanalet nga sinuset në drejtim të hundës. Këto janë shqetësimet më të shpeshta të sinuseve dhe shpesh zëvendësohen me inflamacionin klasik dhe në mënyrë të pajustifikuar trajtohen me antibiotikë.

Gjithmonë qëllimi i terapisë për inflamacionin e  sinuseve është që ato të shfryhen, të mos ketë sekrecion të inflamuar në mukozën e sinusit dhe të mirret frymë nëpërmjet hundës.

Parandalimi i inflamacionit tek personat të cilët janë të prirur ndaj tij është mjaft e vështirë. Arsyeja e parë është prirja e atyre personave ndaj ënjtjes së mukozës së hundës dhe sinuseve, së dyti, gjithmonë ekziston ekspozimi ndaj mikroorganizmave në jetën e përditshme. Është e rëndësishme që këta personat të mos ekspozohen ndaj ndryshimeve të temperaturës. Gjatë shenjave të para të dhimbjeve, duhet të përdoren mjete për hundën dhe për frymëmarrje më të mirë, kjo gjë do të përmirësojë drenazhin e sekretit. Personat me alergji që kanë ankohen shpesh nga sinuset, është e nevojshme që të marrin terapi anti-alergjike në një kohë të caktuar të vitit.