HISTORIA E MJEKËSISË: Kur është zbuluar tumor markeri i parë?

Që nga viti 1846, kur u zbulua markeri i parë, u dheshën që të kalonin 100 vjet që përcaktimi i tumor markerëve të hynin në përdorimin e përditshëm. Megjithëse ata shpesh lidhen me kancerin, ato nuk janë aspak mënyra e vetme dhe e sigurtë për caktimin e një diagnoze të tillë. Por roli i tyre është i rëndësishmëm në zgjedhjen e terapisë dhe monitorimin e efektit të trajtimit.

Tumor markerët janë metoda diagnostifikuese që zakonisht përdoren nga gjaku, megjithëse shpesh ato lidhim me tumoret, ata vetë për veten e tyre nuk janë të sigurt për një diagnozë të tillë. Niveli i tyre në trup ndryshon dhe shumë zbulojnë dhe ndihmojnë në përzgjedhjen e trajtimit, në monitorimin e efektit të terapisë, në parashikimin e kthimit të sëmundjes…

Tumor markerët janë të njohura prej kohësh, që nga viti 1846, kur kimisti dhe mjeku anglez Henry Bens Jones zbuloi zinxhirë të të lehtë të imunoglobulinës në urinën e pacientit me melanomë malinje.

Madje dhe me zhvillimin e imunokimisë, shumë më vonë, tumor markerët u futën në praktikë. Për shembull, në vitin 1965 u izoluan molekulat e glikoproteinës nga mostra e një pacient me kancer kolorektal, të quajtur CEA.

Me Çmimin Nobel, në vitin 1960, u shpërblye metoda për përcaktimin imunokimisë, ndërsa në vitin 1975 për përcaktimin e antitrupit monoklonal, përcaktim ky i cili i bën ato dukshëm më të thjeshtë dhe më të shpejtë.

Në vitin 1980, u zbulua PSA, një nga tumor markerët më të rëndësishëm të ditëve të sotme, i cili u miratua gjashtë vjet më vonë nga FDA për monitorim dhe analizë, ndërsa për caktimin e diagnozës së kancerit të prostatës, u vendos në përdorim në vitin 1994.

Përqindja më e madhe e tumor markerëve bëhet në laboratorët diagnostifikues.