Historia e transplantimit të veshkave

Falë thjeshtësisë së llojit të indeve dhe mënyrës së lehtë të marrjes së veshkës nga donatori dhe transplantimit tek pranuesi (pa marrë parasysh nëse është nga donator i gjallë ose i vdekur) e bën transplantimin e veshkave një nga transplantet më të thjeshta dhe më të lehta të organeve njerëzore, gjë që praktikohet që prej vitit 1940.

Transplanti i parë i veshkave është bërë më datë 17 qershor 1950 në Mary Hospital – Evergrin Park, Illinois në Shtetet e Bashkuara, mbi 44 vjeçaren Ruth Tucker e cila vuante nga sëmundja policiklike e veshkave. Edhe pse veshka e implantuar u refuzua për shkak të mungesës së terapisë imunosupresive në atë kohë dhe nivelin e ulët të mjeteve efektive për pranimin më të lehtë të veshkave, veshka tjetër e sëmurë e Tucker vazhdoi normalisht të kryente funksionin e saj, ndërsa ajo jetoi edhe 5 vjet pas transplantimit të pasuksesshëm . Ajo vdiq nga një sëmundje e cila nuk kishte lidhje me veshkat.

Në vitin 1954 në Boston dhe Paris, u kryen transplantet e suksesshme të veshkave. Transplantim i kryer në Boston u krye në binjakët identik në mënyrë që të eliminonte mundësinë e ndonjë reagimi imunologjik. Në Britani, transplantim i parë i veshkave u bë më vitin 1960 në Edinburg nga Michael Woodraff, i cili bëri transplantin e parë të veshkave tek binjakët identikë.

Binjakët Richard dhe Ronald Herick ishin pacientët e parë të cilët në vitin 1954 në Spitalin Bridham. Dr. Joseph E. Marie dhe Dr. J. Hartwell Harrison bënë transplantin e parë të suksesshëm të veshkave tek pacienti gjenetikisht identik me donatorin.

Transplantimi veshkës nga dhuruesi i vdekur për herë të parë u bë në vitin 1964.

Falë thjeshtësisë së llojit të indeve dhe mënyrës së lehtë të marrjes së veshkës nga donatori dhe transplantimit tek pranuesi (pa marrë parasysh nëse është nga donator i gjallë ose i vdekur) e bën transplantimin e veshkave një nga transplantet më të thjeshta dhe më të lehta të organeve njerëzore, gjë që praktikohet që prej vitit 1940.

Lloji i indeve, dmth. pajtueshmëria e veshkës së donatorit dhe veshkës së marrësit është elementi më i rëndësishëm që një operacion të jetë i suksesshëm. Në vitin 1954, në Spitalin Bridham, Dr. Joseph E. Marie dhe Dr. J. Hartwell Harrison bënë transplantin e parë të suksesshëm të veshkave tek pacienti gjenetikisht identik me donatorin.

Falë operacionit të suksesshëm, Dr. Marie në vitin 1990 mori çmimin Nobel për Mjekësi.

Pengesa më e madhe në transplantimin e organeve midis pacientëve gjenetikisht jo-identikë qëndron në sistemin imunitar të pranuesit, i cili veshkën e transplantuar e trajton si një trup të huaj dhe si pasojë e kësaj e hedh poshtë menjëherë. Për shkak të kësaj, është e nevojshme ekzistenca e barnave që do të shtypin sistemin imunitar. Megjithatë, shtypja e sistemit imunitar çon në reduktimin e imunitetit të individit dhe ekziston një rrezik i lartë i shfaqjes së infeksioneve, kancerit (veçanërisht kanceri i lëkurës) dhe një sërë efektesh të tjera anësore të barnave imunizuese. Regjimet themelore imunosupresive bazohen në prednisolon dhe kortikosteroid.