Historia e tuberkulozit

Bakteria që shkakton tuberkulozën, Mycobacterium tuberculosis, u përshkrua më 24 mars 1882 nga Robert Koch. Për këtë zbulim ai mori Çmimin Nobel për Psikologji, përkatësisht për mjekësi në vitin 1905.

Tuberkuloza si sëmundje është e pranishme në racën njerëzore që prej kohësh. Zbulimet e hershme të dëshmuara të “mykobaktereve” të sëmundjes, u referohen mbetjeve të bizonit, të cilat janë të vjetra më shumë se 17 000 vjet. Por është e paqartë nëse tuberkulozi ka origjinë nga bagëtia, ndërsa më pas është transmetuar tek njeriu, ose edhe tek bagëtia edhe tek njeriu ka pasur origjinë të përbashkët. Shkencëtarët besojnë se njerëzit këtë baktere e kanë marrë nga kafshët, pas zbutjes së tyre.

Por gjenet e kompleksit Mycobacterium tuberculosis u krahasuan me gjenet e kafshëve, nga çka u vërtetua se kjo teori ishte e gabuar. Të dy llojet e baktereve të tuberkulozit kanë paraardhës të përbashkët. Mbetjet skeletore tregojnë se njeriu parahistorik kishte TBC (tuberkulozë). Hulumtuesit zbuluan kalbje në shtyllën kurrizore të mumieve egjiptiane, të cilat datojnë nga periudha ndërmjet 3 000 dhe 2 400 vite para erës sonë.

Ftizis është fjalë greke për tuberkulozën, e cila është terminologji e vjetër për tuberkulozin e mushkërive.

Hipokrati e identifikoi tuberkulozin si sëmundjen më të përhapur në kohën e tij. Njerëzit që kishin tuberkulozi kishin ethe dhe kollitje me gjak, dhe pothuajse gjithmonë sëmundja ishte fatale. Hulumtimet gjenetike tregojnë se TBC ka qenë e pranishme në Shtetet e Bashkuara që nga fillimi i 100 vjetorit të epokës së re.

Para revolucionit industrial, në besimet popullore, tuberkuloza ka qenë gjithmonë e lidhur me vampirët. Kur një anëtar i familjes të ndëronte jetë, anëtarët tjerë të infektuar të familjes ngadalë e humbnin shëndetin. Njerëzit besonin se personi i parë i cili prekej nga tuberkuloza, kishte thithur jetën e anëtarëve të tjerë të familjes.

Forma pulmonare e sëmundjes e cila është e lidhur me tuberkulat, u zbulua nga Richard Morton në vitin 1689. Por tuberkuloza ka pasur një gamë të gjërë simptomash të ndryshme, kështu që ajo nuk është identifikuar si një sëmundje e veçantë deri në vitin 1820. Emri tuberkulozë ju caktua nga Dr. L. Shonlein në vitin 1839, Dr. L. Shonlein. Ndërmjet viteve 1838 dhe 1845, John Corgan, pacientët me tuberkuloz i dërgoi në shpellë me shpresën se sëmundja do të shërohej me temperaturën konstante dhe ajrin e freskët, por ata do të vdisnin brenda një viti. Herman Bremer hapi sanatoriumin e parë për tuberkulozën në vitin 1859 në Sokolovski.

Bakteria që shkakton tuberkulozën, Mycobacterium tuberculosis, u përshkrua më 24 mars 1882 nga Robert Koch. Për këtë zbulim ai mori Çmimin Nobel për Psikologji, përkatësisht për mjekësi në vitin 1905. Koch nuk besonte se tuberkulozi i bagëtive dhe tuberkulozi i njerëzve ishin sëmundje të ngjashme.

Ky besim e shtyu pohimin se qumështi i infektuar është burim i infeksionit. Më vonë, rreziku i bartjes së sëmundjes nga ky burim u zvogëlua në mënyrë dramatike me futjen e procedurës së pasterizimit të qumështit. Në vitin 1890, Koch njoftoi se ekstrakti i glicerinës nga bacilet e tuberkulozës ishte “ilaç” për këtë sëmundje. Ai e quajti atë “tuberkulinë”. Megjithëse tuberkulina nuk ishte efektive, ai ishte i përshtatshëm për testimin i cili e kontrollonte praninë e simptomave të mëparshme të sëmundjes.

Albert Malmet dhe Kamy Gerin janë të parët që realizuan me sukses imunizimin kundër tuberkulozës në vitin 1906. Ata përdorën lëng të holluar të tuberkulozit tek bagëtia dhe e quajtën atë BSZH vaksina. Vaksina për herë të parë u aplikua tek njerëzit në vitin 1921, në Francë. Përdorimi i gjerë i BSZH vaksinës në vende të tjera filloi vetëm pas Luftës së Dytë Botërore.