Ilaç i ri për shërimin e kancerit të prostatës

Shkencëtarët sqarojnë se efekti i barnave është bazë e forcimit të sistemit imunitar të pacientit

Shkencëtarët britanikë nga Instituti i Kërkimeve të Kancerit dhe spitali Royal Marsden, kryen testime të suksesshme të barnave për pacientët në një fazë më të avancuar të kancerit të prostatës.

Një qasje e tillë imunoterapie tashmë është përdorur në mjekimin e disa llojeve të kancerit të lëkurës dhe të mushkërive, ndërsa tani për herë të parë po përdoret edhe për mjekimin  e kancerit të prostatës.

Shkencëtarët theksojnë se imunoterapia nuk është efektive tek të gjithë pacientët. Në testimin e tyre, ilaç i ri ndihmoi më pak se 15% të meshkujve të trajtuar.