Inflamacioni i fytit: Si mund të kurohemi vetë dhe kur është e detyrueshme ndihma mjekësore?

Simptoma e parë e infeksionit viral ose bakterial zakonisht është inflamacioni i fytit

Varësisht nga fakti nëse inflamacioni shkaktohet nga infeksioni viral ose bakterial, ju mund ta kuroni në mënyrë të pavarur ose me ndihmën e mjekut dhe përdorimin e antibiotikëve.

Simptoma e parë e infeksionit viral ose bakterial zakonisht është inflamacioni i fytit, për dallim nga ajo se çka i shkakton efektet e  padëshiruara, kjo mund të zgjasë për një kohë të shkurtër ose të ju shqetësojë disa ditë dhe të shndërrohet në problem shëndetësor i cili duhet të trajtohet me ndihmë mjekësore. Së pari, si të bëni dallimin midis inflamacionit të shkaktuar nga infeksioni viral dhe inflamacionit të shkaktuar nga infeksioni bakterial?

Inflamacioni i fytit i shkaktuar nga infeksionet virale

  • Vepron gradualisht;
  • Në fillim karakterizohet me ndjesi thumbimi në fyt, e cila më tej zgjerohet;
  • Gëlltitja zakonisht është pak më e vështirë;
  • Ndiqet nga ethet dhe kollitja;
  • Kurohet pa kujdes shëndetësor, me pije të nxehta, pastile, propolis ose receta të ndryshme shtëpiake.

Inflamacioni i fytit i shkaktuar nga infeksionet bakteriale

  • Vepron ashpër;
  • Fyti i skuqur, i enjtur dhe me dhimbje;
  • Varësisht nga ashpërsia e infeksionit, është e mundur ënjtja e nyjeve limfatike në zonën rreth qafës;
  • Gëlltitja është mjaft e vështirë;
  • Humbja e zërit;
  • Shfaqja e njollave të bardha tek bajamet;
  • Temperaturë e rritur trupore, humbje oreksi dhe dobësim;
  • Kurohet me ndihmën e mjekut, zakonisht me përshkrimin e antibiotikëve të duhur.

Varësisht se cilën pjesë të fytit e prek, inflamacionet ndahet në:

  • Inflamacion i faringut (faringitis);
  • Inflamacioni i bajameve (tonsilitis);
  • Inflamacioni i laringut dhe kordave (laringitis).

Pavarësisht nga cili lloj keni dhimbje të fytit, e rëndësishme është që të parandaloni dehidratimin e fytit me qëllim që të jetë vazhdimisht i lagur. Prandaj duhet të konsumoni shumë lëngje.

Mund të provoni edhe lloje të ndryshme recetash shtëpiake të dobishme si, çaji me hudhër dhe nenexhik, pasiqë kanë efekte të forta anti-bakteriale dhe anti-inflamatore, andaj kjo është një zgjedhje mjaft e mirë ndaj infeksioneve virale dhe bakteriale të fytit. Gargara me ujë të kripur është një mënyrë tjetër e provuar që lehtëson inflamacionet dhe dhimbjet e fytit. Përgatitni pije nga mjalti dhe xhenxhefil, mirëpo në qoftë se nuk e pëlqeni xhenxhefilin, mund të zgjidhni pije nga bimët shëruese, si sherbele dhe trumzë.