Intervistë me Dr. Mitko Karagjozov: Kanceri i gjirit kryesisht provokohet nga hormonet e vezoreve

Çdo person mban potencialin për zhvillimin e kancerit, por kur dhe nëse do të dal në sipërfaqe varet nga faktorët provokues. Faktorët provokues më të zakonshëm janë stresi psiqik dhe fizik, kimia, ushqimi, barnat që merren çdo ditë...

Është shqetësues numri i grave të prekura nga kanceri i gjirit, dhe më alarmuese është se në mesin e tyre gjithnjë e më shumë janë femra të reja.

Kufiri i moshës për zhvillimin dhe paraqitjen e kësaj sëmundjeje, e cila është 99 % e shërueshme në qoftë se zbulohet në një fazë të hershme të zhvillimit të saj, për këtë dhe pyetjet të tjera lidhur me sëmundjen e kancerit biseduam me Dr. Mitko Karagjozov, specialist në kirurgjinë torakale dhe vaskulare.

Dr. Mitko Karagjozov, specialist në kirurgjinë torakale dhe vaskulare

Cilët janë faktorët për vendosjen e limitit të moshës dhe pse kjo sëmundje gjithnjë e më shumë i godet gratë e reja?

Dr. Karagjozov: Unë merem me këtë punë që 40 vite, dhe kur para 40 viteve pranonim paciente me kancerin e gjirit, ajo ishte diku mbi 50 vjet, të mos them 60 vjeç. Ato ishin gratë e reja të cilat ishin të prekura nga kanceri i gjirit. Ashtu siç kalojnë vitet, sot kemi paciente të moshës 21, 22, 23, 24 vjeçare, të cilat për fat të keq janë të përditshme.  Kryesisht gra të reja në periudhë e shtatzanisë,  te të cilat fshihet pamja klinike e kancerit të gjirit dhe e njëjta manifestohet më vonë në periudhën e gjidhënjes, pas lindjes.

Në mesin e njerëzve ekziston mendimi se gratë në periudhën e gjidhënjes nuk mund të preken nga kanceri i gjirit, gjë që është krejtësisht e gabuar.

Dr. Karagjozov: Është shumë e gabuar, por jo për gratë, por për mjekët. Sepse me mastitis, inflamacionin e gjirit në fazën e gjidhënjes, së pari duhet të ndalohet kanceri i gjirit, dhe atëherë të të thuash se është një mastitis. Duhet të keni shumë përvojë për t’iu qasur diçkaje siç është mastitis dhe si të tillë ta trajtoni deri në fund.  Tashmë kemi një numër të konsiderueshë të grave të reja te të cilat në periudhën e gjidhënjes dhe në periudhën e inflamacionit të gjirit, në prapavijë është kanceri.

Çdo person mbart potencialin për zhvillimin e kancerit, por kur dhe nëse do të dal në sipërfaqe varet nga faktorët më provokues. Cilat janë më të zakonshëm?

Dr. Karagjozov: Faktorët provokues më të zakonshëm janë stresi psiqik dhe fizik, kimia, ushqimi, barnat që merren çdo ditë… Problem më i madh është se kanceri te gratë kryesisht është i provokuar nga hormonet e vezoreve. Stresi i përshpejtonë hormonet e vezoreve, ndërkohë ato përshpejtojnë gjëndrat e gjirit dhe provokojë në shfaqjen e kancerit.

Çdo grua duhet të dijë se ajo është një përfituese e mundshme e sëmundjes së kancerit të gjirit

Unë nuk pranoj të tilla histori si “fqinjes mund ti ndodh gjithçka, mua nuk më ndodh gjë”. Çdo grua duhet të dijë se ajo është një përfituese e mundshme e sëmundjes së kancerit të gjirit. Nëse bëhen ekzaminime nga një moshë më e hershme, gjithçka do të jetë në rregull, sepse kanceri i gjirit është sëmundje 99 % e shërueshme, nëse zbulohet në kohë. Nuk është e frikshme të fitosh kancerin e gjirit, përkundrazi, trajtimi nuk është problem, por le të bëjmë gjithçka që duhet në kohë. Kur koha të kalojë, atëherë …

Cilat janë situatat emergjente për të vizituar mjekun, pasi të keni kryer vetë-ekzaminimin në shtëpi?

Dr. Karagjozov: Kur bëhet fjalë për kancerin e gjirit, urgjente tashmë nënkupton fazën e përparuar. Çështja është që të mos vihet deri aty. Të zbulohet kur nuk ka vend për panikë. Sepse kur të vij momenti për panikë, ju tashmë jeni tre hapa prapa, sepse sëmundja tashmë është e avancuar. Kemi situata kur vijnë pacientët kërkojnë mi të ngordhur në shtëpi, kundërmon si kalbje e indeve, dhe kërkojnë për mi të ngordhur që nuk gjendet gjë kundi. Papritmas kuptojnë që nëna, gjyshja kanë kancer në gji dhe që janë në fazën shkatëruese, ky shkatërim është shumë pranë hundës së tyre. Edhe më e tmershme është kur e sheh që është një grua intelektuale. Në Maqedoni është ende e pranishme dhe e përditshme. Pra, nuk ka nevojë për urnjencë, por duhet ecur në mënyrë sistematike, të detyrushme dhe të vetëdijshme.

Çfarë lloje intervenimesh kirurgjikale kryhen kur diagnostikohet kanceri i gjirit?

Dr. Karagjozov: Kanceri i gjirit në aspektin e kirurgjisë nuk ka ndonjë përparim të veçantë në këto 40 vite dhe nuk do të ketë në 400 vitet e ardhshme. Gjiri është gji, bëhen dy – tre ndërhyrje, dhe kjo është ajo. Për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, ka hapa të mëdha deri te procedurat e diagnostifikimit. Duke filluar nga rrezatimi rentgen, eho me paisje të përsosura, si mamografia, rezonanca magnetike, biopsitë që janë nën kontroll, kryhen analiza të zakonshme citologjike, kryhen kor biopsy (me ndihmën e gjilpërës nxirret një pjesë nga tumori e cila mund të jap shumë informacione)… Diagnostifikimi është mjaft i avancuar dhe nëse aplikohet është ashtu siç duhet jep rezultate të jashtëzakonshme.

Nga materiali që nxirret bëhen shumë analiza, nga e cilat varet cili lloj i trajtimit onkologjik do të zbatohet.

Çfarë është e rëndësishme në trajtimin e kancerit të gjirit? Diagnostifikim jashtëzakonisht kualitativ, analiza të veçanta pas operimit të çdo gjëje që do të hiqet, sepse lloji i trajtimit onkologjik varet nga këto rezultate. Të gjitha këto, si: diagnostifikimi, kirurgjia, analizat pato-histologjike me të rezultatet e arritura dhe onkologjia janë një garanci për kurimin e pacientit nga kanceri.

Ekzaminimet e rregullta janë të rëndësishme në zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Kanceri i gjirit është sëmundje që i përket grupit të kancereve të cilat janë të shërueshme nëse zbulohen në kohë.

Çfarë ndodh me gruan në periudhën pas operimit? Çfarë do ju sugjeroni grave të operuara, posaçërisht kujt duhet ti kushtojnë vëmendje?

Dr. Karagjozov: Qasja ime ndaj çdo pacienteje është e njohur. Më e rëndësishme është që pacientja të kuptojë se kanceri i gjirit dhe kanceri te organet tjera nuk ështe sëmundje e njëjtë. Kanceri i gjirit nëse zbulohet në kohë, mund të jetë i shërueshëm 99 përqind. Sapo të merren të gjitha rezultatet, bazuar në argumente mund të flasim për mënyrën se si ajo është me individin. Pasi që formula e sëmundjes është e shumë e ndryshme në çdo pacient. Faktikisht është e lidhur me emër dhe mbiemër. Ka një gjë të rëndësishme në të gjithë historinë… Pacientja akoma nuk e di që është ma kancer, por të gjithë që e rrethojnë atë e dinë. Rekomandimi im deri te çdo paciente e diagnostifikuar me kancerin e gjirit është që të mos ta fsheh se kancer. Duke folur për sëmundjen e saj, ajo do të sfidojë të gjithë rrethin e saj që merren me punët e huaja. Çështja e dytë, asnjë grua nuk mund të hyj nën një zile qelqi dhe të jetojë ashtu. Duhet të lëvizë në mjedisin në të cilin jeton. Çdo ditë u them pacienteve se duhet të jenë të pregaditura për skenar, ku fqinja ose mikja më e mirë do të vijë dhe do të thotë: „E din çfarë, tani vij nga varrimi i Persës e cila kishte kancer në gji, nga i cili dhe vdiq.“ Cila është ajo grua që mund ta pranoj aq lehtë?! Vetëm nëse është e pregaditur paraprakisht për këtë. Secilës paciente kur bisedojmë i tregojmë se, të gjitha informatat në lidhje me sëmundjen e kancerit duhet ti marrin nga njerëz që marrin pjesë në proçesin e mjekimit, sepse për çdo kancer të gjirit 40 përqind e së vërtetës është ajo që shkruan në libra dhe për të cilën secili mjek mund të diskutojë, dhe 60 përqindja tjetër lidhet me kodin e sëmundjes së pacientes, të cilin e dinë vetëm pak njerëz të cilët kanë marrë pjesë në procesin e trajtimit.

Çdo gruaje i them një gjë: ju do të vdisni nga ajo që ju është shkruar, por jo dhe nga kjo sëmundje. Mirëpo a do të jetoni në mënyrë cilësore ju dhe familja juaj, varet nga mënyra se si do e pranoni sëmundjen. Nëse pranoni sëmundjen ashtu siç është, kur ta keni vështirë, kur shpirti t’u lëndohet – mbështjelluni, ulëritni, bëni çfarëdo që duhet bërë, por zbrazuni, shpëtoni prej tij. Ajo mund të zgjas 5-10 minuta, një orë, por nuk mund të jetë 24 orë, 7 ditë në javë. Sepse nëse hyni në atë skemë, do të jetoni deri 101 vjet dhe do të vdisni nga ajo që j’u është shkruar, jo nga kanceri i gjirit, por ju dhe familja juaj nuk do të jetoni me cilësi të lartë. Mirëpo nëse zbrazeni dhe e vazhdoni jetën, ju dhe familja juaj do të jetoni gjatë dhe me cilësi.

Stresi i përshpejtonë hormonet e vezoreve, ndërkohë ato përshpejtojnë gjëndrat e gjirit dhe provokojë në shfaqjen e kancerit.

Të ushqyerit dhe mënyra e jetesës… A mund të ketë ndonjë lloj parandalimi kur është fjala për kancerin e gjirit?

Dr. Karagjozov: Nuk ka asnjë parandalim! Çfarë është parandalimi? Të mbylleni në një zile prej xhami dhe të jetoni përtej standardeve mjedisore?! Ekzaminimet e rregullta janë vendimtare për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Kanceri i gjirit është sëmundje e cila hyn në grupin e kancereve të cilat janë të shërueshme nëse zbulohen në kohë. Në spitalin tonë ne e zbulojmë kancerin në 3-4 mm, në një fazë që është 99 përqind e shërueshme, mirëpo rruga e mjekimit duhet të merret seriozisht.

Trajtimi kirurgjikal i kancerit të gjirit përfshin disa teknika (lumpectomia, mastectomia, largimin e të dy gjinjve, largimi i nyjeve të pazuvnata jama) të cilat varen nga faza e sëmundjes. Disa nga gra vendosin për kirurgji rindërtuese. Kur dhe si kryhet rindërtimi i gjirit?

Dr. Karagjozov: Sot, kirurgjia plastike bën mrekulli. Sipas përvojës personale prej 40 vjetësh dhe për shkak të biologjisë së kancerit të gjirit te gratë, si dhe fazën në të cilën sëmundja zbulohet zakonisht, unë mendoj se fillimisht duhet të zgjidhet kanceri i gjirit, të kaloj më së paku një vit nga operacion edhe nëse rezultatet janë negative dhe çdo gjë është mirë në lidhje me kancerin, vetëm atëherë mund të mendohet per rindërtimin e gjirit. Së pari, operacioni duhet të jetë i përfunduar, onkologjia, indi ngadalë të qetësohet dhe vijë në vete, pas gjithë këtij maltretimi nga operacioni, rrezatimi, kimioterapia… dhe vetëm atëherë të diskutohet rindërtimin i gjirit, që është e mundur dhe nuk paraqet asnjë problem.

Shkruar nga: Katerina Shekerovska-Dimovska / katerina@panacea.mk