Intervistë me Prof. Dr. Elena Trajkovska-Dokiç: Metodat molekulare janë më të mira për hulumtime, japin rezultate të sakta dhe të shpejta!

Në 10 vitet e fundit janë hasur përparime të mëdha në teknikë, teknologji dhe mikrobiologji.

Gjërat si në mjekësi, ashtu edhe në mikrobiologji ndryshojnë shumë shpejt, sidomos në vitet e fundit. Ndryshe nga e kaluara, kur mikrobiologët nuk kishin mjete dhe instrumente të mjaftueshme për hulumtime ose për të arritur ndonjë rezultat, në 10 vitet e fundit kemi hasur në përparime të mëdha në teknikë, teknologji dhe mikrobiologji, shpjegon Prof. Dr. Elena Trajkovska-Dokiç, e cila ishte një nga ligjëruesit e Kongresit të VI të Mikrobiologëve, i cili u mbajt në Ohër. Në kuadër të Kongresit, profesoresha e Fakultetit të Mjekësisë mbajti një ligjeratë interesante me temën “Sfidat dhe zgjidhjet e reja në mikrobiologjinë diagnostike”, ku paraqiti një retrospektivë të shkurtër të asaj që ka ndodhur në botën e mikrobiologjisë 30 vjet më parë dhe tani.

Ndryshe nga e kaluara, kur mikrobiologët nuk kishin mjete dhe instrumente të mjaftueshme për hulumtime ose për të arritur ndonjë rezultat, në 10 vitet e fundit kemi hasur në përparime të mëdha në teknikë, teknologji, në përgjithësi në mjekësi, po kështu edhe në mikrobiologji, shpjegon Prof. Dr. Elena Trajkovska-Dokiç

Cilat janë përshtypjet e juaja mbi Kongresin, a i arritët pritshmëritë e juaja dhe sa janë të rëndësishme këto kongrese për mikrobiologët, sidomos për të rinjtë?

Prof. Dr. Trajkovska-Dokiç: Me të vërtet ishte privilegj për mua të merrja pjesë dhe të ligjëroja në sesionin e parë të Kongresi të VI-të të Mikrobiologëve të Maqedonisë së bashku me Simpoziumin FEMS. Ky është kongresi ynë i gjashtë dhe ashtu siç kalojnë kongreset, ashtu rritet edhe përvoja, konkretisht mund të them se, megjithëse nuk është një kongres i madh për nga numri i pjesëmarrësve, gjithsesi është mjaft cilësor dhe me shumë ligjërues të shquar. Unë morra pjesë me temën “Sfidat dhe zgjidhjet e reja në mikrobiologjinë diagnostike” dhe si motiv, sfida përse e zgjodha këtë temë ishte përvoja ime, periudha e gjatë në botën e mikrobiologjisë, domethënë fakti që gjërat në mjekësi, por edhe në mikrobiologji po ndryshojnë shumë shpejt, sidomos në vitet e fundit.

Për çfarë ndryshimesh bëhet fjalë, a mund të bëni një krahasim midisa asaj se çfarë ka ndodhur 30 vjet më parë dhe tani, dallime ekzistojnë, por cilat janë ato?

Prof. Dr. Trajkovska-Dokiç: Ndryshe nga e kaluara, kur mikrobiologët nuk kishin mjete dhe instrumente të mjaftueshme për hulumtime ose për të arritur ndonjë rezultat, në 10 vitet e fundit kemi hasur në përparime të mëdha në teknikë, teknologji, në përgjithësi në mjekësi, po kështu edhe në mikrobiologji. Jemi dëshmitarë të të ashtuquajturave metoda molekulare të cilat janë shumë të shpejta, të sofistikuara, karakterizohen nga specifika dhe ndjeshmëria e lartë, në fakt jepni të dhëna shumë të besueshme, të shpejta dhe të sakta, dhe kjo është me të vërtetë është sfidë për çdo mikrobiolog. Kjo është arsyeja pse unë bëra një retrospektivë të mikrobiologjisë diagnostike, e cila në të fakt është mjet kryesor i praktikës tonë të përditshme, përvojën tonë e fitojmë duke përdorur të gjitha këto procedura diagnostikuese.

 

Cila është arsyeja e rritjes dhe zhvillimit të procedurave diagnostikuese?

Prof. Dr. Trajkovska-Dokiç: Kjo është për shkak të rritjes dhe zhvillimit që ndodh në botë, megjithëse edhe ne i ndjekim ato ndryshime. Natyrisht, duhet t’i shqyrtojmë edhe mundësitë tona, sepse absolutisht, jo çdo pajisje që mund ta përballojmë. Prandaj, gjithmonë para se të hulumtojmë diçka, së pari i shqyrtojmë mundësitë, pastaj nevojat, kështu që duke marrë parasysh gjithçka, zgjedhim se në cilin hulumtim do të veprojmë.

 

“Para se të hulumtojmë diçka, së pari i shqyrtojmë mundësitë, pastaj nevojat, kështu që duke marrë parasysh gjithçka, zgjedhim se në cilin hulumtim do të veprojmë” – thekson Prof. Dr. Trajkovska-Dokiç

Cilat janë ndryshimet kryesore që kanë ndodhur kohët e fundit në teknologji dhe teknika, por janë në dispozicion në laboratorët mikrobiologjike?

Prof. Dr. Trajkovska-Dokiç: Definitivisht është ndërrimi i metodave molekulare. Falë tyre, rezultatet janë më të shpejta, më të sakta, këto janë faktorët kryesorë që i bëjnë këto metodat më të mira për hulumtim.