JAVA EVROPIANE E IMUNIZIMIT: “Derë më derë” – fushatë mbi përfitimet e vaksinimit në kohë

Fushata do të përfshijë 20 komuna në vend (120 vendbanime, rurale dhe urbane), ku është regjistruar një mbulim më i ulët i fëmijëve të vaksinuar sipas kalendarit për imunizimin e detyrueshëm, si dhe vaksinimin kundër Covid-19.

Fushata do të zgjasë pesë javë (deri në fund të muajit maj) dhe janë planifikuar të vizitohen mbi 2 mijë e 900 familje.

Me rastin e festimit të Javës Evropiane të Imunizimit 2023, Ministria e Shëndetësisë filloi aktivitetet në terren në kuadër të një fushate të gjerë për promovimin e imunizimit, e cila zbatohet së bashku me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian, -kumtojnë nga Ministria e shëndetësisë.

Fushata do të përfshijë 20 komuna në vend (120 vendbanime, rurale dhe urbane), ku është regjistruar një mbulim më i ulët i fëmijëve të vaksinuar sipas kalendarit për imunizimin e detyrueshëm, si dhe vaksinimin kundër Covid-19.

Më shumë se 30 ekipe mjekësh nga Shtëpitë Shëndetësore të vendit shkojnë “derë më derë”, duke vizituar familjet ku ka njerëz të pavaksinuar.

Ekipet do të informojnë familjet për përfitimet e imunizimit, ndajnë materiale promovuese dhe, në marrëveshje me prindërit, kanë mundësinë të caktojnë terminet e vaksinave nga kalendari i rregullt i imunizimit.

Më shumë se 30 ekipe mjekësh nga Shtëpitë Shëndetësore të vendit shkojnë “derë më derë”, duke vizituar familjet ku ka njerëz të pavaksinuar.

Fushata do të zgjasë pesë javë (deri në fund të majit) dhe është planifikuar të vizitohen mbi 2,900 familje.

Në kuadër të fushatës, të moshuarit mbi 60 vjeç kanë mundësinë të marrin në vend një vaksinë multivalente kundër Covid-19 si një dozë përforcuese.