Java e Ndërgjegjësimit (13-19 maj): Alergjia ndaj ushqimit mund të jetë kërcënuese për jetën, njihni simptomat në kohë

Qëllimi i Javës për Rritjen e Ndërgjegjësimit që zgjat nga data 13 deri 19 maj, është apelim ndaj të gjithë njerëzve nëpër botë që të ndërmarrin veprime dhe të ndikojnë në emër të atyre miliona njerëzve që vuajnë nga alergjia ushqimore.

Java për Rritjen e Ndërgjegjësimit ndaj alergjisë ushqimore është iniciativë e krijuar nga FARE (Food Allergy Research and Education). Qëllimi i kësaj jave është që të rritet ndërgjegjësimi ndaj alergjive të ndryshme ushqimore dhe të përmirësohet bindja e popullit, për diçka që nganjëherë mund të jetë kërcënuese për jetën.

FARE është një nga organizatat më të mëdha jofitimprurëse në botë, të cilët janë të specializuar në ngritjen e vetëdijes ndaj alergjisë ushqimore, edukimin, hulumtimin dhe sigurimin e informacioneve përkatës. Ajo u themelua në vitin 1991 nga një nënë, vajza e së cilës u diagnostikua me alergji ndaj qumështit dhe vezëve. Shënimi i Javës së Ndërgjegjësimit të alergjive ushqimore filloi në vitin 1998, ndërsa këtë vit shënohet edicioni i njëzetë.

Qëllimi i javës për rritjen e ndërgjegjësimit ndaj alergjive ushqimore është, apelimi tek njerëzit që të ndërmarrin veprime dhe të ndikojnë në emër të miliona njerëzve në mbarë botën që vuajnë nga alergjia ushqimore.

Si t’i njihni simptomat e alergjisë ushqimore në kohë

Simptomat e para të alergjisë zakonisht shfaqen brenda disa minutave deri në disa orë pas konsumimit të ushqimeve ndaj të cilëve jeni alergjik. Reagimi alergjik ndaj ushqimit mund të ndikojë në lëkurë, në traktin gastrointensial dhe në raste më serioze në sistemin kardiovaskular.

Reaksionet mund të varijojnë nga pothuajse të padukshme e deri në të rënda, si dhe mjaft të rezikshme për shëndetin e anafilaksës. Shenjat e para të reaksionit alergjik, mund të jenë mjaft të lehta, por simptomat mund të përkeqësohen me shpejtësi, ndërsa ajo çka shkaktonte në fillim reaksion të lehtë, herën tjetër mund të sjell në reaksion më të rëndë. 

Simptomat e lehta deri në të moderuara përfshijnë:

  • Problemet e lëkurës (ekzemë, kruajte, njolla)
  • Probleme gastrointestinale (të përziera, të vjella, ngërçe, diarre)
  • Probleme me frymëmarrjen (kollitje, teshtitje, gërhitje)

Simptomat e rënda përfshijnë:

  • Inflamacion dhe ënjtje (buzët, kapakët e syve, fytyrë, gjuhë, fyt)
  • Vertigo dhe pavetëdije
  • Dhimbje në gjoks

Simptomat e rënda në kombinim me simptomat tjera më të lehta, mund të jenë shenjë e anafilaksës së rrezikshme, që kërkon trajtim të menjëhershëm.

Anafilaksia

Anafilaksia është reaksion alergjik e cila përfshinë shumë sisteme organike dhe kërkon mjekim të menjëhershëm.

Anafilaksia mund të shkaktohet nga një numër faktorësh, por ka të ngjarë të jetë si rezultat i proteinave ushqimore. Zakonisht fillon me simptomat e traktit të sipërm respirator ose simptomat e lëkurës që mund të zhvillohen shumë shpejt dhe rrezikojnë jetën.

Ndonjëherë një sasi shumë e vogël e ushqimeve të caktuara mund të shkaktoj në goditje anafilaktike. Këto janë ushqimet të cilat hyjnë në grupin e tetë alergjenëve më të zakonshëm të ushqimit, si: kikirikat, vezët, qumështi, frutat e detit, gruri, peshku, soja dhe fruta të tjera të thata.