Jeni të rrezikuar nga hipertensioni? Mënyra të pazakonshme që do t’ju ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut

Sipas këshillave të mjekëve, tensioni i lartë i gjakut është rrezik faktor kur bëhet fjalë për sëmundjet e zemrës, të cilat në mbarë botën janë shkak kryesor i vdekjes.

Nuk është e nevojshme të përmendet se për një zemër të shëndetshme e rëndësishme është që të mbahet tensioni i gjakut në nivelin normal. Por çka nëse mjeku ju thotë se jeni në kufi dhe se jeni të rrezikuar nga hipertensioni? Nëse nuk keni nevojë të pini ilaçe, por jeni vetëm të alarmuar që të kontrolloni tensionin dhe të ndryshoni pak mënyrën e jetesës, ju sugjerojmë disa këshilla të cilat do t’ju vijnë në ndihmë.

Nuk ka të bëjë me ushqime ose pije tipike shtëpiake, por me mundësi të jashtëzakonshme që japin rezultate mbresëlënëse.

Dilni në diell

Ne të gjithë e dimë se dielli mund të shkaktojë plakjen e parakohshme të lëkurës, si dhe kancerin e lëkurës, por ae dini se dielli është i nevojshëm për shëndetin: Ekspertët pohojnë se vitamina D është një lëndë ushqyese e rëndësishme që forcon sistemin imunitar, eshtrat, përmirëson gjendjen shpirtërore dhe zvogëlon rrezikun ndaj kancereve të caktuara. Pse është mirë të ekspozojmë veten në diell për shkak të tensionit të gjakut? Sepse ndihmon trupin në prodhimin e oksidit nitrik, gaz ky i cili i hap enët e gjakut dhe kështu shkakton uljen e tensionit të gjakut.

Përqafohuni 

Me çdo përqafim, njeriu ndihet mirë, mirëpo tensioni i gjakut mund të reduktohet duke u përqafuar. Sipas studimeve shkencore, përqafimi është i nevojshëm për prodhimin e hormonit – oksitocin, për shkak të të cilit ne ndihemi mirë. Studimet kanë sugjeruar se oksitocini ndihmon në reduktimin e efektit të sistemit nervor simpatik i cili ndikon në ngushtimin dhe zgjerimin e enëve të gjakut.

Merrni një anti-stres top

Nëse rritja e papritur e tensionit shkaktohet nga eksitimi psikologjik ose stresi nuk është e nevojshme që të trajtohet me barna për tension të lartë, por është e duhur që të ulet niveli i stresit dhe eksitimit, aq sa është e mundur. Siç sugjeron edhe vet emri, topi anti-stres do të ndihmojë në qetësimin e nervave dhe heqjen e stresit.