Joaktiviteti trupor rrit rrezikun ndaj trombozës

Studimi vjenez ka treguar se rritja e aktivitetit të trupit për vetëm dy muaj mund të çojë në normalizimin e funksionit të trombociteve.

Femrat të cilat nuk janë shumë në lëvizje janë më të prirura ndaj aktivizimit të trombociteve, sesa ato që janë në gjendje të mirë fizike. Ky është rezultati kryesor i një studimi të Universitetit Mjekësor të Vjenës dhe Institutit të Shkencave Sportive të zhvilluar në 62 femra të reja.

Aktivizimi i trombociteve (pllakëzave të gjakut) mund të çojë në formimin e trombeve shumë të rrezikshme. Nga ana tjetër, ato mund të shkaktojnë bllokimin e enëve të gjakut, ose trombozën, e cila çon në furnizimin e pamjaftueshëm të enëve të gjakut. Shkencëtarët vienezë në kuadër të studimit të tyre kanë zbuluar se rritja e aktivitetit trupor mund të çojë shumë shpejt në normalizimin e funksionit të trombociteve – për këtë janë të mjaftueshme dy muaj, tre herë në javë për të kryer trajnime më intensive.

Hulumtimet kanë treguar se aktiviteti i moderuar trupor, për një kohë relativisht të shkurtër mund të çojë në efekte pozitive, domethënë në sinhronizimin e vlerave të aktivizimit të trombociteve. Rezultatet, përveç kësaj, e kanë konfirmuar edhe faktin tashmë të njohur se, personat që merren me sport kanë një rrezik më të ulët prej 40% të zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare. Rezultatet e këtij studimi janë të botuara në revistën mjekësore „Medicine & Sciene in Sport & Exercise”.