Ju ënjten këmbët!? Ndoshta vuani nga këto tre sëmundje

Nëse këmbët fillojnë t'ju bymehen pa ndonjë arsye, kjo mund të nënkuptojë sëmundje serioze në organizëm.

Nëse shfaqen ënjtjet në këmbë gjithmonë supozohet se është shtatzani, lëndim ose të qëndruarit ulur për një kohë të gjatë në vendin e punës. Por praktika mjekësore tregon se në shumë raste këmbët e ënjtura flasin për diçka tjetër. Ndonjëherë është e vërtetë se këmbët duhet të pushojnë ose freskohet me një dush të ftohtë me qëllim që të largohet ënjtja, por jo gjithmonë është kështu. Ekzistojnë arsye mjaft serioze. Nëse këmbët fillojnë t’ju bymehen pa ndonjë arsye, kjo mund të nënkuptojë për sëmundje serioze në organizëm.

Osteoartriti

Osteoartriti është forma më e zakonshme e artritit dhe mund të shkaktojë dhimbje, lëvizje të kufizuar dhe ënjtje të këmbëve. Ekzistojnë disa mënyra për të zvogëluar dhimbjen e osteoartriti, si dhe është vërtetuar se joga ndihmon mbi këtë gjendje.

Dobësimi i zemrës

Simptomat e dobësimit të zemrës janë pothuajse të padukshme, ndërsa ënjtja e këmbëve është një prej tyre. Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, një nga simptomat e dështimit të zemrës është mbajtja e ujit në trup, domethënë krijimi i ënjtjeve. Mbajtja e lëngjeve mund të shkaktojë ënjtje të këmbëve, shputave ose nyjeve.

Celuliti

Celuliti është infeksion i lëkurës dhe i indeve të thella. Ekzistojnë disa teori mbi atë se përse shfaqet celuliti. Ndoshta arsyeja për këtë është çrregullim i qarkullimit në sistemin limfatik. Megjithëse celuliti mund të shfaqet në çdo pjesë të trupit, zakonisht shfaqet tek këmbët dhe mund të çojë në defekt të lëkurës dhe në ndjenjën e nxehtësisë kur preket.