Kanceri i testikujve përbën rrezik të madh për meshkujt e rinj

Nëse kanceri i testikujve përhapet në pjesë të tjera të trupit, mund të vjen edhe deri te zhvillimi i dhimbjes së shpinës, ënjtje të nyjeve limfatike të qafës, frymëmarrje e vështirësuar, dhimbje gjoksi ose kollë.

Sipas profesionistëve, duke qenë se kanceri i testikujve zakonisht shfaqet tek meshkujt më të rinj, ata duhet t’i dinë shenjat dhe simptomat e sëmundjes. Kancei testikujve më së shpeshti shfaqet tek meshkujt e moshës 15 deri në 40 vjeç.

Nëse zbulohet në kohë, kanceri i testikujve mund të shërohet.

Shenjat e kancerit të testikujve përfshijnë: ënjtjen pa dhimbje të testikujve ose krijimin e nyjeve me madhësi të bizeles në testikuj: ndjenja e ngarkesës, dhimbje e topitur në ije dhe ndjeshmëri në gjoks. Atë që ekspertët veçanërisht e theksojnë është se vetëm 10% e pacientëve gjatë kësaj gjendje kanë dhimbje në testikuj.

Nëse kanceri i testikujve përhapet në pjesë të tjera të trupit, mund të vjen edhe deri te zhvillimi i dhimbjes së shpinës, ënjtje të nyjeve limfatike të qafës, frymëmarrje e vështirësuar, dhimbje gjoksi ose kollë.

Meshkujt që janë të ekspozuar ndaj një rreziku më të lartë të kancerit të testikujve, çdo muaj duhet të kryejnë vetë-ekzaminimin e testikujve. Rrezik faktorët e kancerit të testikujve përfshijnë historinë pozitive familjare të kancerit të këtij organi, testikujt që nuk janë lëshuar gajtë lindjes dhe infertiliteti.

Diagnostifikimi në fazë të hershme të sëmundjes mund të nënkuptojë dallimin midis trajtimit kirurgjikal të drejtpërdrejtë dhe kimioterapisë potenciale dhe operacioneve të shumta, theksojnë profesionistët.