KËMBËNGULËS: Hapa të thjeshtë për ta qetësuar një fëmijë të llastuar

Vendosni kufij dhe mos e lini fëmijën tuaj të marrë vendime për ju. Nëse është i shqetësuar dhe i zemëruar për diçka që nuk po ia arrit, ju duhet të qëndroni të qetë dhe të butë.

Fëmijët shpesh testojnë durimin e prindërve të tyre, veçanërisht kur ata bëhen të shqetësuar. Nuk është gjë e madhe, të gjithë fëmijët në një moment të caktuar shqetësohen por ka disa gjëra që mund të bëni dhe thjesht të përmirësoni sjelljen e tyre.

  • Jini këmbëngulës

Mos e ndryshoni sjelljen tuaj nga dita në ditë. Jini këmbëngulës. Nëse keni vendosur disa rregulla, zbatoni ato. Nëse jeni të ndryshueshëm, pra një ditë e lini fëmijën të bëjë diçka të ndaluar, të nesërmen jo, ai nuk do t’ju marrë seriozisht.

  • Vendosni kufij

Vendosni kufij dhe mos e lini fëmijën tuaj të marrë vendime për ju. Nëse është i shqetësuar dhe i zemëruar për diçka që nuk po i’a arrit, ju duhet të qëndroni të qetë dhe të butë. Bëjani me dije se nuk e merr dot atë që dëshiron në këtë mënyrë.

  • Kufizimet

Shikimi i filmave vizatimorë çdo ditë pa kufizim kohor mund ta mbi-aktivizojë fëmijën, ai do të jetë i emocionuar, më energjik se zakonisht dhe do të bëhet më i shqetësuar. Kufizoni periudhën se sa gjatë mund të përdor ekranin.

  • Tregojini atij pasojat

Lëreni fëmijën të shohë pasojat e sjelljes së keqe. Ai duhet të jetë i vetëdijshëm se do të futet në telashe nëse bëhet i acaruar dhe i pabindur.

  • Mos lëshoni pe

Nëse fëmija fillon të qajë, mos u dorëzoni menjëherë. Ju thjesht do ta llastoni atë dhe kjo do ta bëjë atë të kuptojë se ai duhet thjesht të qajë, dhe përsëri të marrë atë që nuk i nevojitet.

  • Dëgjoni fëmijën tuaj

Pyete atë, përse po sillet në këtë mënyrë dhe çfarë do të mund të bëhej për ta ndaluar atë.

  • Mos bërtisni

Nëse filloni të bërtisni, ju merrni vetëm efektin e kundërt. Ai mund të qetësohet për momentin, por më vonë do të sillet njësoj si ju.