KËSHILLA: Si të ndaloni gripin para se të fillojë

Nëse keni filluar të ndjeni simptomat e gripit dhe prisni që ato të përkeqësohen, ekzistojnë disa mënyra se si të ndaloni gripin dhe të mbroheni nga gjendjet më të këqija që mund të shkaktojë, inflamacion në mushkëri, fyt, sinus dhe të tjera.

Kokëdhimbje, rrjedhje hundësh, hundë të zëna, kollitje, teshtitje dhe simptoma të tjera të gripit mund të shkaktojnë gjithnjë e më shumë ndjenjë të lodhjes dhe raskapitjes. Edhe pse gripi është i padëmshëm dhe zgjat rreth dy javë, këto simptoma mund të ndikojnë negativisht në jetën e përditshme.

Gjëja më e mirë që mund të bëni për të ndaluar gripin është të forconi imunitetin dhe parandalimi.

Mirëpo, nëse keni filluar të ndjeni simptomat e gripit dhe prisni që ato të përkeqësohen, ekzistojnë disa mënyra se si të ndaloni gripin dhe të mbroheni nga gjendjet më të këqija që mund të shkaktojë, inflamacion në mushkëri, fyt, sinus dhe të tjera. Prandaj, ndiqni këto këshilla nëse doni të mbroni shëndetin tuaj dhe të forconi imunitetin.

QËNDRONI TË HIDRATUAR. Uji, lëngjet, supa me perime ose uji i ngrohtë me limon dhe mjaltë, mund të ndihmojnë në parandalimin e dehidrimit.

SHPËRLARJA E FYTIT ME UJË ME KRIPË. Uji me kripë zvogëlon inflamacionin në fyt dhe pastron mukozën. Nëpërmjet shpëlarjes gjithashtu zvogëlohen bakteret dhe viruset e dëmshme në fyt, gjë që mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave ose të parandalojë plotësisht gripin.

GJUMË I MJAFTUESHËM. Fakt është se gjumi jo cilësor dëmton sistemin imunitar. Nëse ndjeheni që jeni dukeu ftohur, sigurohuni që të keni gjumë me cilësi të mirë.

USHQIMI ËSHTË THELBËSOR. Frutat, perimet, drithërat integrale… janë të pasura me sasi të mëdha antioksidantësh që janë thelbësore për rinovimin e qelizave dhe forcimin e sistemit imunitar. Ato minimizojnë stresin në sistemin imunitar, në mënyrë që të luftojnë infeksionet në mënyrë më efektive.