Këto 15 fjali duhet më shpesh t’ua themi fëmijëve tanë – që ata të kuptojnë se sa shumë i duam

E dimë mirë se sa i duam fëmijët tanë. Edhe ata e dinë se sa ne i duam. Por a mund të mbivlerësohet dashuria për fëmijët? Jo. Dhe kjo është kaq e thjeshtë, me disa nga këto fjali…

Çdo ditë është në fakt një dinamikë për ne. Gjithnjë e më shpesh, prindërimi dhe jeta familjare ngjason në këtë – nxitim dhe një orar nga zgjimi e deri në gjumin e natës. Në fund të ditës, kur i bëjmë gati për të fjetur, gjithçka që duam është t’u lexojmë një histori (nëse vërtet duhet) dhe të dëgjojmë atë frymëmarrje të tyre teksa flenë. E nëse të kërkojnë një gotë ujë sapo ulesh para televizorit apo në një kolltuk me libër, të duket sikur të rrotullohet e gjithë shtëpia.

Në përgjithësi, nuk ka shumë momente në të cilat do të uleni në qetësi, do të përkëdheleni pak me fëmijën apo fëmijët, dhe t’u thoni se sa i doni. Dhe këtë moment dimë ta shpenzojmë me fjali të tilla si: “Dhoma jote është e parregulluar” ose “Nuk i ke rregulluar këpucët” ose “Nuk i ke larë ende dhëmbët”.

Pra, gjithsesi ata e dinë që ju i doni, apo jo? Më shumë se çdo gjë në botë. Po, ata e dinë, por mirë do tju kishte ardhur një fjali e cila do tua kishte vërtetuar këtë.

  Ja disa fjali që me të vërtetë do të lënë gjurmë në zemrën e një fëmije – ashtu siç ju dëshironi. Dhe ai do të flejë gjumë duke e ditur se e duam.

  1. Ti je i/e rëndësishëm/e për mua.
  2. Më pëlqen të kaloj kohë me ty.
  3. Ti më bën të buzëqesh.
  4. Bota është më e mirë sepse ju jeni në të.
  5. Ndihem shumë me fat që jam nëna/babai juaj.
  6. Jam krenare për personin që jeni.
  7. Të dua nga gishtat e këmbëve deri te hunda! (Më të rriturit do të qeshin nëse gudulisni vendin për të cilin po flisni ndërsa e thoni këtë.)
  8. Ti je e bukur për mua si brenda dhe jashtë.
  9. Mendova për ty sot kur…
  10. Më pëlqeni. (Edhe kur thoni “të dua” rregullisht, a e di fëmija juaj që ju pëlqen?)
  11. Ndonjëherë, nëse ndihem i/e trishtuar, e kam më të lehtë kur mendoj për ty.
  12. Mund të flasësh gjithmonë me mua, edhe nëse bëhet fjalë për diçka që të bën nervoz, të frikëson apo je i/e trishtuar.
  13. Dua të të shikoj derisa… (Zgjidh një aktivitet që i pëlqen fëmijës, si për shembull të luajë futboll, të lexojë një libër, të vizatojë,…)
  14. Ti ma mbush zemrën.
  15. E vlerësoj kur… (Shto një shembull specifik të diçkaje që bën fëmija, e cila është e dobishme ose e sjellshme.)

Përktheu dhe përshtati: S.N