Kimioterapia është më e suksesshme kur përshtatet me orën biologjike

Strategjia është dhënia e laçit në kohë të caktuar dhe monitorimi i asaj që po ndodh, me qëllim që të vërtetohet se në cilën kohë pacienti ka përfitimin më të madh të ilaçeve dhe më pak efekte anësore.

Laboratori i Universitetit të Karolinës së Veriut, javën e kaluar doli me rezultatet e hulumtimit se disa barna të caktuara veprojnë më mirë në kohë të ndryshme të ditës.

Ata kanë studiuar se si ritmi cirkadik (ora e brendshme biologjike) ndikon në rimëkëmbjen e qelizave të ADN-së, proces ky në të cilin enzimet udhëtojnë përmes ADN-së duke përmirësuar dëmtimet që shkaktohen nga rrezatimi ultravjollcë dhe komponimet kimike që e ndryshojnë ADN-në.

Kuptimi i lidhshmërisë midis ritmit të trupit dhe shërimit të ADN-së është i rëndësishëm, pasiqë ekzistojnë dëshmi se funksionimi i dobët i ritmit cirkadik është i lidhur me mbipeshën, pagjumësinë, epilepsinë dhe crregullimet afektive sezonale.

Laboratori hulumtoi se si ritmi cirkadik ndikon në shërimin e ADN-së gjatë dhënies së barnave kundër kancerit – cisplatin. Domethënë, ai trajton kancer të indeve të ngurta, si kanceri i testikujve, kanceri i mushkërive, ovarian dhe gjirit. Barnat e vrasin karcinomin duke dëmtuar ADN-në e qelizave kancerogjene.

Përgjatë rrugës dëmton edhe ADN-në e qelizave të shëndetshme, duke shkaktuar efekte anësore ku mjekët i detyrojnë të ndryshojnë mënyrën e trajtimit. Dëmtimet e ADN-së shkaktuar nga barnat, rikuperohen. Trajtimi i suksesshëm kërkon targetimin e qelizave kancerogjene, për të dëmtuar ADN-në kur qelizat e sëmura janë më pak të afta për t’u riparuar. Prandaj, dhjetëra viteve të fundit, shkencëtarët përpiqen të përdorin ritmin cirkadik në përcaktimin e kohës së marrjes së këtij ilaçi të veçantë.

Eksperimentet e deritanishme nuk kanë qenë aq të suksesshme, pasi zgjedhja e kohës nuk ishte bazuar në atë që ndodh brenda qelizave.

Strategjia është dhënia e laçit në kohë të caktuar dhe monitorimi i asaj që po ndodh, me qëllim që të vërtetohet se në cilën kohë pacienti ka përfitimin më të madh të ilaçeve dhe më pak efekte anësore.

Ekipi i këtij laboratori studioi atë që ndodhte në veshkat dhe mëlçinë e minjve kur ata morën cisplatinë brenda 24 orëve. Ata zbuluan se cili gjen, shkaktar i kancerit, dmth. gjeni për parandalimin e kancerit shërohet gjatë asaj periudhe të ditës. Ata zbuluan kur koha më e mirë për të dhënë kimioterapinë – atëherë kur qelizat e shëndosha e rikuperojnë ADN-në në mënyrë efektive, atëherë kur qelizat e tumorit shërohen më ngadalë.

Shkencëtarët besojnë se ky zbulim gjithashtu do t’u shërbej njerëzve për të përcaktuar kohën optimale për dhënien e kimioterapisë, në drejtim të një përqindje më të madhe të mbijetesës nga kanceri.

Procedura e sinkronizuar e dhënies së barnave me ritmin cirkadik të qelizave kancerogjene quhet kronohemoterapi.