Klinomania nganjëherë është e rrezikshme për shëndetin

Klinomania paraqet problem mjekësor, dhe jo përtaci. Fjala klinomani e ka origjinën nga  gjuha greke dhe do të thotë "obsesion nga gjumi".

A e dini se çfarë është klinomania? Çdo aktivitet i yni mund të kthehet në mani. Megjithëse nuk është aq e rrezikshme ose e dhimbshme sa çrregullimet e tjera psikologjike, siç është depresioni, megjithatë duhet të trajtohet.

Njerëzit që vuajnë nga klinomania kanë nevojë që të qëndrojnë vazhdimisht në shtrat. Kjo nevojë mund t’i vazhdojë me ditë, sidomos nëse kushtet atmosferike janë të këqija.

Klinomania paraqet problem mjekësor, dhe jo përtaci. Fjala klinomani e ka origjinën nga  gjuha greke dhe do të thotë “obsesion nga gjumi”.

Gjatë ditëve të ftohta me shi apo me borë, të gjithë nganjëherë kanë nevojë të qëndrojnë në shtrat, por të kalohet e gjithë dita shtrirë, pa bërë asgjë, konsiderohet si një formë depresioni dhe ikje nga angazhimet dhe problemet e përditshme.