Kollitja – një simptomë, shumë shkaktarë

Një nga vizitat më të shpeshta te mjeku është për shkak të infeksioneve të traktit respirator, shoqëruar me kollitje.

Kollitja nuk është sëmundje, por simptomë e shumë sëmundjeve dhe sipas rregullit është mekanizëm natyror, mbrojtës i sistemit të frymëmarrjes nga  faktorë të shumtë rreziku, për shkak të mirëmbajtjes së rrugëve të frymëmarrjes dhe frymëmarrjes normale.

Shkaku më i zakonshëm i kollës është infeksioni akut respirator, ndërsa shkaktarët më të zakonshëm janë viruset që zgjasin nga shtatë deri në 14 ditë dhe përveç terapisë simptomatike nuk kërkojnë terapi specifike. Duke pasur parasysh se kollitja është simptomë e shumë sëmundjeve, mund të jetë me intenzitet, karakter dhe kohëzgjatje të ndryshme. Për trajtimin e duhur të kollës është e rëndësishme që të përcaktohet shkaku i saj, dhe sidomos e rëndësishme është anamneza.

Llojet e kollitjes

Kollitja ndryshon në varësi të kohëzgjatjes dhe mund të jetë akut, subakut dhe kronik.

Kolli akut fillon papritmas dhe zgjat më pak se tre javë dhe mund të shoqërohet me temperaturë të lartë të trupit. Shkaku më i zakonshëm është infeksioni viral i ndjekur nga teshtitja, ndërsa më të ndjeshëm janë fëmijët.

Kolli subakut zgjat nga tre në tetë javë dhe zakonisht ndiqet nga infeksione të ndërlikuara të rrugëve të frymëmarrjes, ndërsa kolli kronik zgjat më shumë se tetë javë.

Nga kolli kronik vuajnë rreth 10% e të rriturve dhe mund të shkaktohen nga shumë faktorë – GERD, pirja e duhanit, alergji, astma ose tuberkulozi. Shkaku më i zakonshëm i këtij lloji të kollës është astma, refluks gastroezofageal (GERD) dhe inflamacioni kronik i sinusit me sekrecion postnasal.

Sipas cilësisë dallohen këto lloje:

  • kollë e thatë dhe e irrituar,
  • kollë me gëlbazë të pakta të bardhë
  • kollë me gëlbazë të shumta dhe të dendura.

Kolli i thatë dhe i irrituar zakonisht është pasojë e infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes, mund të jetë si lehja e qenve dhe të jetë e lodhshme për pacientin dhe për mjedisin e tij. Zakonisht kalon në mënyrë spontane me terapi të përshtatshme simptomatike. Pas infeksionit viral shpesh mbetet hiperkativiteti i mukozës së rrugëve të frymëmarrjes, ndjekur nga kollitja deri në tre javë.

Kolla e lagur ose kolla produktive me gëlbazë me ngjyrë, zakonisht shkaktohet nga inflamacioni i bronkeve, sëmundjet kronike obstruktive pulmonare, astma, alergjitë, inflamacionit kronik i sinusit me sekrecion postnasal dhe sinuset në fyt ose nga sëmundjet reflukse të shkaktuar nga kthimi i tepruar i përmbajtje së acidit gastrik në ezofag dhe në fyt, sidomos në pozicion të shtrirë.

Kolla produktive e zgjatur ndjekur nga dobësimi, mund të jetë pasojë e tuberkulozit dhe sëmundjeve malinje, ndërsa ajo e ndjekur nga gulçimi gjatë lodhjes ose pozicionit horizontal të trupit është shenjë e dështimit të zemrës dhe ngadalësimit të mushkërive. Kjo kollë është e zakonshme edhe tek duhanpirësit.

Mjekimi i kollës varet nga shkaku dhe lloji i kollës. Mjekimi duhet t’i drejtohet trajtimit të sëmundjes kryesore.