Kongresi i 36-të i Shoqatës Ndërkombëtare për Pastrimin e Gjakut – Më shumë se i suksesshëm!

"Prisnim që kjo mrekulli botërore, ky kongres botëror, të ishte normalisht diçka e mirë, por nuk e dinim nëse do të shkonte aq mirë dhe mendoj se e kemi arritur qëllimin e dëshiruar", theksoi në mbylljen Prof. Dr. Goce Spasovski, Kryetari i Kongresit të Shoqatës Ndërkombëtare për Pastrimin e Gjakut

(AT) /aleksandra@panacea.mk

Pothuajse 50 leksione nga 30 ligjërues nga mbarë bota – një numër i denjë për respekt, por edhe i mjaftueshëm për të mbajtur vëmendjen e pjesëmarrësve në Kongresin e 36-të Botëror të Shoqatës Ndërkombëtare për Pastrimin e Gjakut, i cili në katër ditët e fundit u mbajt në Akademinë Maqedonase të Shkencave dhe Arteve, në bashkëpunim me Shoqatën Maqedonase të nefrologjisë, dializës, transplantimit dhe organeve artificiale.

Përshtypjet pas përfundimit të ngjarjes janë pozitive. Shumë më tepër se ajo që prisnim. Me të vërtetë u arrit më shumë se që pritej. Gjithashtu jemi të kënaqur nga diskutimet, vizitat, si dhe ia dolëm mbanë me momentet sociale. Prisnim që kjo mrekulli botërore, ky kongres botëror, të ishte normalisht diçka e mirë, por nuk e dinim nëse do të shkonte aq mirë dhe mendoj se e kemi arritur qëllimin e dëshiruar, është konkluzioni i Prof. Dr. Spasovski, i cili gjithashtu theksoi se ishte veçanërisht i kënaqur që pothuajse të gjithë pjesëmarrësit ishin entuziastë për mikpritjen maqedonase, nga fakti që të gjithë këto po buzëqeshin, të gjithë u afrohen dhe i ndihmojnë për gjithçka që kanë nevojë. Ai thekson se, kënaqësia e tij më e madhe, ishte përshtypja e tyre në përgjithësi.

“Në kongres kishte 48 leksione nga 30 ligjërues nga Japonia, SHBA-të, India, Kina, Republika Çeke, Belgjika, Turqia… Sa i përket pjesëmarrësve, ne, sinqerisht nuk kemi pasur kongres të tillë deri më tani, ka pasur rreth 170-180 pjesëmarrës të regjistruar dhe me kotizim rreth 135-140. Ky Kongresi Botëror u mbajt për herë të parë në Maqedoni, por për herë të parë të gjithë ishin të kënaqur me aspektin e pjesëmarrjes, pasiqë jo gjithmonë vërehet salla e mbushur plotë, ne vazhdimisht kishim të plotë dy të tretën e sallës”, shton Prof. Dr. Spasovski, i cili gjithashtu është i ftuar dhe i zgjedhur si anëtar i këshillit të Shoqatës Ndërkombëtare për Pastrimin e Gjakut.

Numri i pjesëmarrësve gjatë ligjëratave, në fakt është reflektim i cilësisë së tyre, ndërsa pikërisht për atë pjesë, organizatorët e Kongresit të 36-të Botëror të Shoqatës Ndërkombëtare të Pastrimit të Gjakut janë veçanërisht krenarë.

Kishte gjithsej 12 seanca, një simpozium për edukim të vazhdueshëm mjekësor, kishte tre mini simpoziume dhe katër seanca posterash, paralelisht në dy salla. Kjo do të thotë shumë prezantues, të gjithë kishin ardhur, përveç njërit për arsye të justifikuara. Duhet të theksoj se cilësia e ligjeratave ishte në një nivel shumë të lartë, por jo vetëm nga ato që prisnim, si Belgjika, India, Shtetet e Bashkuara, por edhe nga vendet fqinje. Shumë ligjerata të vlefshme. Duhet të theksoj se e njëjta gjë vlen edhe për Maqedoninë, unë do ta përgëzoja Prof. Dr. Spasovskin dhe Prof. Gulshen Selim, me të vërtetë ligjerata të sofistikuara me rezultatet e tyre. Mendoj se ligjëratat me të vërtetë i bënë dëgjuesit të jenë të pranishëm, sepse donin të mësonin dhe ishte atraktive. U bisedua për të gjitha teknikat e mundshme dhe arritjet më të fundit në botë, por gjithashtu kishte edhe mjaftë aspekte praktike si dhe ata që u thanë nga ligjëruesit, por edhe për shkak se diskutimi ishte shumë i frytshëm. Mjaftë aspekte praktike të cilat neve mjekëve do të na shërbejnë në qëllimin tonë – për të përmirësuar mënyrën se si i trajtojmë pacientët, dhe natyrisht për t’ju zgjatur jetën. Mendoj se kjo gjë na bëri shumë të lumtur dhe të kënaqur”, tha Olivera Stojçeva-Taneva, nënkryetare e kongresit.

Ngjarja përfshiu edhe Kurset CME në ERA-EDTA (Association of European kidney specialists / Shoqata e specialistëve evropianë të veshkave) dhe ISN (The International Society of Nephrology / Shoqata Ndërkombëtare e Nefrologjisë), ndërsa pjesëmarrësit morën pikët e akredituara për pjesëmarrje, të cilat në vend njihen për ekuivalencë UEMS (Union of European Medical Specialists).