Kripë dhe sheqer në ushqimin e fëmijëve të vegjël – sa?

Një nga dilemat me të cilën përballen nënat është nëse duhet të shtohet kripë në ushqimin e foshnjës. Foshnja nuk ka nevojë për kripë, organizmi i saj është i ndjeshëm dhe veshkat nuk i ka plotësisht të zhvilluara.

A duhet të kriposet ushqimi i foshnjave – është një nga dilemat me të cilën përballen nënat. Përgjigjja është e thjeshtë dhe nuk lë hapësirë për të menduar: në ushqimin e fëmijëve nuk është e nevojshme të shtoni kripë. Foshnja nuk ka nevojë për kripë, organizmi i saj është i ndjeshëm dhe veshkat nuk i ka plotësisht të zhvilluara.

KRIPË

Në gjashtë muajt e parë fëmijës i mjafton më pak se një gram kripë, të cilën e merr nëpërmjet qumështit të gjirit, ndërsa midis muajit të 7-të dhe 12-të, një gram kripë në ditë i plotëson nevojat e të gjithë fëmijëve.

Fëmijët nga një deri në tre vjet nuk kanë nevojë për më shumë se dy gram kripë në ditë.

Shmangni artikujt ushqimor në të cilat ka të fshehur kripë: supat nga qeset, picat, produkte të mishit të thatë, djathrat, ushqimet instant…

Nga muaji i tetë, ju mund të shtoni erëza të ndryshme dhe bimë nëse doni të përmirësoni shijen e ushqimit. Fëmijët e duan shijen e kosit ose jogurtit, kështu që mund lirisht ta shtoni tek qulli i perimeve.

SHEQERI

Kur vjen puna te sheqeri, madje pas vitit të parë mund të shtoni sheqer në ushqimin e fëmijës dhe t’i ofroni ëmbëlsira. Fillimisht, duhet t’u jepni fruta dhe produkte të frutave. Nevojat e fëmijës në moshën 1-3 vjet janë katër gram (një lugë), ndërsa për fëmijët e moshës tre deri në gjashtë vjet – pesë gram sheqer.

Marrja e ëmbëlsirave, çokollatave dhe biskotave duhet të kufizohet në dhjetë gramë në ditë për fëmijët e moshës një deri në tre vjet ose 15 gram për fëmijët e moshës tre deri në gjashtë vjet.

Sheqeri duhet të shmanget tek ushqimi i fëmijëve të vegjël sa herë që të jetë e mundur, pasi ai mund të çojë në prishjen e dhëmbëve, por edhe në mbipeshë. Në vend të çokollatës, fëmijës ofroni një frutë për të kënaqur nevojën për ëmbëlsira.

Sheqeri i fshehur gjendet në pijet e ëmbla, lëngjet, pijet e gazuara, qumështi me çokollatë…