Kur kokëdhimbjet janë të rrezikshme: Nëse ju zgjojnë dhimbjet e forta, vizitohuni te mjeku!

Nëse mendoni se dhimbja e kokës është e pazakontë, vizita te mjeku nuk do të ju dëmtojë, pasiqë vëmendja nuk është aspak e mjaftueshme kur vjen puna te shëndeti juaj.

Secili nga ne në momente të caktuara ka pasur dhimbje koke, por ndonjëherë këto dhimbje janë aq shumë të forta sa që nuk mund të neglizhohen. Edhe pse jo të gjithë vuajnë nga dhimbjet e forta të kokës, megjithatë ka njerëz që përballen dhe luftojnë me ta. Ekspertët theksojnë se ka lloje të ndryshme të kokëdhimbjes, të cilët mund të tregojnë se diçka nuk është në rregull me shëndetin e juaj.

Dhimbja e kokës që shfaqet si rezultat i tendosjes, nuk është arsye për t’u shqetësuar, vetëm nëse nuk shkakton dhimbje të forta. Mund të merrni ilaçe kundër dhimbjeve dhe të vazhdoni me ditën tuaj.

Migrena shkakton dhimbje të moderuara deri të forta, por mund të zgjasin më shumë – nga katër orë deri në tre ditë. Për fat të keq, arsyeja nuk dihet.

“Cluster” dhimbjet e kokës, janë shumë të dhimbshme, dhimbje të lodhshme. Ato shfaqen në seri (grupime) të cilat zgjasin disa javë në njërin sy ose rreth tij. Dhimbja është aq e fortë sa që personi nuk mund të ulet.

Kokëdhimbjet nga sinusi vijnë si pasojë e inflamacionit të sinusit. Dhimbja lëviz nga hunda në ballë dhe faqet.

Kokëdhimbja hormonale është specifike për gratë në periudhën e ndryshimeve hormonale (menstruacione, menopauzë ose shtatzani). Edhe pilulat kontraceptive mund të shkaktojnë dhimbje koke.

Ndihmë mjekësore duhet të kërkoni nëse kokëdhimbjet e forta ju zgjojnë nga gjumi, nëse e humbni shikimin, e keni bezdi ose ju mirren mendtë. Nëse mendoni se dhimbja juaj e kokës është e pazakontë, vizita te mjeku nuk do të ju dëmtojë, pasiqë vëmendja nuk është aspak e mjaftueshme kur vjen puna te shëndeti juaj.