Manual modern për pacientët me Diabetes mellitus: Çfarë është sheqeri në gjak? (3)

Përgjigjet e pyetjeve rreth diabetit, shenjave kryesore të sëmundjes, sheqerit të gjakut ose glikemia, shkaqet e diabetit të tipit 2... ju sjellim përmes edicionit të titulluar Manuali modern i pacientëve me Diabetes mellitus, të Prof. Dr. Milço Bogoev dhe Dr. Ksenija Bogoeva-Kostovska

Diabeti është një nga sëmundjet më masive bashkëkohore, e cili diagnostifikohet lehtë, ndërsa me edukimin e duhur pengohet dhe kontrollohet në masë të madhe. Ky manual është menduar kryesisht për njerëzit me diabet dhe të afërmit e tyre, si dhe për profesionistët mjekësorë të cilët merren me edukimin. Librin e rekomandojmë për studentët, si dhe për mjekët të cilët fillojnë të merren me diabetin, për t’i përvetësuar me mirë njohuritë praktike.  

Dr. Ksenija Bogoeva-Kostovska
Prof. Dr. Milco Bogoev, internist-endokrinolog

Sëmundja e sheqerit ose Diabetis melitus (Diabetes mellitus) është sëmundje kronike ose mund të themi sëmundje e përjetshme, e karakterizuar nga çrregullimi, kryesisht metabolizmi i karbohidrateve, por edhe i yndyrave dhe proteinave dhe me ndryshime specifike të enëve të gjakut.

 

ÇFARË ËSHTË SHEQERI NË GJAK OSE GLIKEMIA?

Sheqeri i gjakut në fakt paraqet dekstrozën ose glukozën. Glukoza është bazë për jetën e qelizave në trup. Ajo është ushqimi kryesor i çdo qelize, sidomos i organeve që janë me rëndësi parësore për jetën e organizmit si: truri, zemra, veshkat, mëlçia, muskujt etj.

Sheqernat në trup kryesisht importohen nga ushqimet bimore që përmbajnë karbohidrate, siç janë drithërat (të gjitha llojet e drithërave), pastaj frutat, patatet, orizi, soja, fasulet, bizelet, thjerrëzat, llojet e ndryshme të frutave të thata si lajthitë, arrat dhe të tjera. Mirëpo, rritja e glikemisë vjen edhe pas konsumimit të disa llojeve të ushqimit shtazor, siç është qumështi i cili përmban një lloj të veçantë të sheqerit – galaktozë.

Edhe mjalti është ushqim me një origjinë të veçantë, çka çon në rritjen e sheqerit në gjak. Futja e llojeve të tjera të ushqimit, siç është mishi dhe perimet nuk çojnë në rritjen e nivelit të glukozës në gjak. Por kjo nuk do të thotë që ju mund të konsumoni pafund nga këto produkte, sepse me futjen e çfarë ushqimi krijohet një numër i caktuar i kalorive në trup, me çka rritet pesha juaj trupore.

Për të hyrë glukoza në qeliza i nevojitet hormoni i ashtuquajtur I N S U L I N Ë

Insulina është një lloj proteine e cila tajitet nga gjëndra që gjindet prapa lukthit, pankreasi. Insulina përbëhet nga dy zinxhirë të aminoacideve të cilat lidhen njëra me tjetrën nëpërmjet dy urave të squfurit. Insulina ka gjithsej 51 aminoacide.

Rradhitja e këtyre njësive (aminoacideve) është e përhershme. Çdo ndryshim në rradhitjen e njësive të insulinës në cilindo nga zinxhirët çon në ndryshimin e veprimit të vetë insulinës, dmth. deri në paaftësinë e insulinës. Për fat të keq, ndryshimet në kodin (çelësi ose rradhitja) e aminoacideve shpesh mund të vijnë nga shumë arsye, shkak i të cilave paraqitet diabeti ose përkeqësohet sëmundja tashmë ekzistuese.