Manual modern për pacientët me Diabetes mellitus: Shkaqet për shfaqjen e diabetit të tipit 2 (6)

Përgjigjet e pyetjeve rreth diabetit, shenjave kryesore të sëmundjes, sheqerit të gjakut ose glikemia, shkaqet e diabetit të tipit 2... ju sjellim përmes edicionit të titulluar Manuali modern i pacientëve me Diabetes mellitus, të Prof. Dr. Milço Bogoev dhe Dr. Ksenija Bogoeva-Kostovska

Diabeti është një nga sëmundjet më masive bashkëkohore, e cili diagnostifikohet lehtë, ndërsa me edukimin e duhur pengohet dhe kontrollohet në masë të madhe. Ky manual është menduar kryesisht për njerëzit me diabet dhe të afërmit e tyre, si dhe për profesionistët mjekësorë të cilët merren me edukimin. Librin e rekomandojmë për studentët, si dhe për mjekët të cilët fillojnë të merren me diabetin, për t’i përvetësuar me mirë njohuritë praktike.  

Dr. Milco Bogoev, internist-endokrinolog
Dr. Ksenija Bogoeva-Kostovska

Sëmundja e sheqerit ose Diabetis melitus (Diabetes mellitus) është sëmundje kronike ose mund të themi sëmundje e përjetshme, e karakterizuar nga çrregullimi, kryesisht metabolizmi i karbohidrateve, por edhe i yndyrave dhe proteinave dhe me ndryshime specifike të enëve të gjakut.

 

 

Edhe pse sëmundja njihet që prej kohësh, shkaqet akoma nuk janë mjaftueshëm të njohura dhe të shpjeguara. Diabeti i tipit 2 ka një numër faktorësh që ndërveprojnë dhe çojnë në shfaqjen e sëmundjes. Në përgjithësi të gjitha arsyet mund të ndahen në:

Faktorët e brendshëm

Pankreasi ka kapacitet të caktuar për prodhimin e insulinës. Ai trashëgohet, kështu që nuk ndryshon deri në fund të jetës. Prandaj, mendohet se diabeti i tipit 2 ka bazë gjenetike. Ky zbulim është nxjerrë nga studimet e bëra tek binjakët me diabet. Por deri më sot nuk është zbuluar gjeni ose baza e brendshme qelizore. Me shumë gjasa, ka mjaft faktorë gjenetik që kanë efekt të ndërlikuar dhe që predispozojnë personin që të sëmuret nga diabeti. Tek disa njerëz kapaciteti i tretjes së insulinës është i vogël, kështu që herët ose vonë diabeti do të shfaqet si sëmundje. Tek të tjerët, rezervat harxhohen më shpejt se sa duhet, sidomos nëse merren shumë ushqime. Pra, varet prej jush se kur dhe nëse do t’i shpenzoni rezervat e insulinës. Prandaj duhet që të bëni kujdes mbi ushqimin dhe peshën trupore.

Insulina tek disa njerëz gjatë jetës, për arsye të ndryshme, mund të pësojë ndryshime në aktivitetin e saj: kështu që, mund të ketë ndryshime në rradhitjen e aminoacideve përbërëse në zinxhirët e insulinës. Kështu insulina e ndryshuar nuk funksionon. Ndryshime mund të ndodhin edhe te receptorët e insulinës. Këto janë vende të caktuara të qelizave ku kapet insulina dhe që aty vepron. Nëse janë në numër më të vogël ose të ndryshuara, insulina do të jetë në qarkullim, por nuk do të veproj. Ky fenomen do të thotë rezistenca e insulinës ose qëndrueshmëria e insulinës.

Rezistenca e insulinës është problemi kryesor në diabetologjinë bashkëkohore për të cilën ende nuk ka ende një zgjidhje.

Përveç rezistencës së insulinës, shkaku i diabetit të tipit 2 është edhe zvogëlimi i tretjes së insulinës dhe lirimi i tepërt i glukozës nga mëlçia, ku glukoza e tepërt ruhet dhe shërben si rezervë e glukozës për nevoja të ndryshme të trupit kur nuk merret aspak ushqim. Tek diabetikët lirimi i glukozës nga rezervat është i zmadhuar dhe i çrregulluar, për dallim nga njerëzit e shëndetshëm. Lidhja reciproke e çrregullimeve të përmendura është gjenetikisht e predispozuar dhe tek shumica e njerëzve çon në diabet.

Plakja gjithashtu është faktor i rëndësishëm, ndërsa mjaft normale është edhe zvogëlimi i sekretimit të insulinës, si organ që harxhohet me kalimin e kohës, si çdo organ tjetër. Prandaj, konsiderojmë se rritja e jetëgjatësisë së njerëzve është faktor i rëndësishëm për shfaqjen e diabetit në përmasa gjithnjë e më të mëdha.

Obeziteti ose mbipesha është faktori i vetëm dhe më i rëndësishëm në shfaqjen e diabetit të tipit 2

Pse?

Insulina është e domosdoshme për futjen e glukozës nga gjaku në indet e muskujve dhe indet yndyrore. Qelizat e yndyrës nuk mund të mbahen pa praninë e insulinës. Kjo do të thotë se sa më shumë indet yndyrore që të keni, aq më shumë insulinë u nevojitet. Indet yndyrore të tepërta krijohen nga kaloritë e tepërta. Nëse konumoni më shumë ushqim se sa që keni nevojë, ushqimi shëndërohet në yndyrna të cilat shihen lehtësisht rreth stomakut, ijeve dhe më pas kudo. Indet yndyrore shumë lehtë mund t’i  grumbulloni, por është shumë e vështirë që t’i reduktoni ato.

Për të larguar vetëm një kilogram indi yndyror, duhet të shpenzoni 9.000 kalori energjie. Por le t’i kthehemi insulinës. Pra, nëse merrni më shumë kilogram se sa që keni nevojë, e shtyni pankreasin që të tajis më shumë insulinë për të mbajtur gjallë qelizat e yndyrës. Nëse kjo gjendja zgjat për një kohë të gjatë ose nëse shtoni përsëri kilogram, atëherë pankreasi do të ndalojë të tajit insulinën e mjaftueshme dhe do të shfaqet diabeti. Bota moderne një pjesë të progresit të saj e bazon në prodhimin industrial të ushqimit, i ashtuquajturi ushqimi i shpejtë.

Diabetologu i njohur P. Zimmet paraqiti nocionet: koka-kolonizimi dhe hamburgerizimi, ndër arsyet kryesore për shtimin e shpejtë të peshës

Ushqimi i shpejtë është i disponueshëm në mbarë botën në formën e hamburgerëve, llojeve të ndryshme të burgerëve, akullores, Coca Cola (dhe pijeve të tjera). Ushqimi i shpejtë është mjaft popullor tek të rinjtë, sidomos për shkak të disponueshmërisë, shijes së mirë, çmimit të volitshëm dhe reklamave të mëdha. Për shkak të kësaj, diabetologu i famshëm P. Zimmet paraqiti nocionet: koka-kolonizimi dhe hamburgerizimi, ndër arsyet kryesore për shtimin e shpejtë të peshës.
Ushqimi i shpejtë përmban shumë yndyrë, mjaft kripë dhe pak proteina. Yndyrnat absorbohen mjaft lehtë në zorrë dhe grumbullohen si energji e tepërt në indet nënlëkurore dhe në organet e brendshme. Kripa e tepërt në ushqimet e shpejta, bën që shpejt të ndjeni etje, kështu që ju bën të pini Coca Cola ose birrë. Si njëra ashtu edhe tjetra nuk e shuajnë etjen, por ju shtyjn që të pini edhe më shumë. Kështu kripa është thelbi i industrisë ushqimore, duke lidhur një zinxhir të tërë të ushqimeve. Prandaj, ushqimi i shpejtë nuk rekomandohet si ushqim i shëndetshëm, sidomos për njerëzit në moshë dhe për fëmijët në zhvillim. Aktiviteti i ulët fizik gjithashtu është një nga faktorët më të rëndësishëm për shfaqjen e diabetit.

Me lëvizje harxhohen kalori. Kështu që pesha trupore mbahet në një normale. Njeriu modern ka shumë obligime dhe duhet të kaloj distanca të gjata, pasiqë pjesën më të madhe të kohës e kalon në makinë ose ulur në punë. Aktivitetet në shtëpi janë reduktuar dhe shumica e njerëzve kohën e lirë e kalojnë para TV, duke konsumuar ushqim ose alkool, gjë që rrit peshën trupore.


Faktorët e jashtëm

Ka mjaft faktorë. Më së shpeshti përmenden infeksionet virale ose bakteriale. Çdo infeksion do të thotë nevojë e zmadhuar e organizmit për energji. Energjia përfitohet me futjen e glukozës në qelizë, me anë të së cilës e kryen funksionin. Infeksionet e shpeshta nënkuptojnë edhe sforcimin e pankreasit për sekretimin e insulinës në sasi më të mëdha. Kështu që, tek disa individë me cilësi të dobët të pankreasit, mund të vijë deri te shterja e tij dhe shfaqja e diabetit. Në fillim ky është i ashtuquajturi stresi diabetik, që do të thotë rritja e nivelit të sheqerit në gjak gjatë infeksioneve, sëmundjeve ose stresit të çfarëdo natyre. Këto fenomene tregojnë për pankreas labil, i cili është i prirur për harxhimin e shpejtë të rezervave të insulinës.

Gjithashtu, disa lloje virusesh si, virusi i shytave, çojnë në shfaqjen e diabetit. Janë regjistruar raste të reja të pacientëve, të cilëve ju paraqit diabeti si pasojë e epidemive të  infeksioneve virale të llojeve të ndryshme, sidomos në pranverë ose në vjeshtë. Përdorimi afatgjatë i barnave të ndryshme, si kortikosteroidet, citostatikët dhe mjetet për rruajtjen e ushqimeve të ndryshme, ndikojnë drejtpërdrejt në pankreas dhe mund të çojnë në shfaqjen e diabetit.

Çfarë arrijmë me normalizimin e sheqerit në gjak?

Gjatë sëmundjes është e domosdoshme që të kujdeseni vetëm për një gjë: mbani sheqerin në gjak ose glikeminë në kufijtë normal, që do të thotë, vlerat nuk duhet të jenë më të mëdha se 6 mmol/l gjatë urisë dhe deri në 7,8 (maksimumi 8.0) mmol/l dy orë pas ngrënies.

Pse është e nevojshme?

  • Për periudhë të shkurtër

Që të shmangni ndërlikimet akute të diabetit, të tilla si ketoacidoza diabetike dhe koma (të ashtuquajtura ndërlikime akute të metabolizmit të sëmundjes)

  • Në periudha të mesme dhe të gjata
  1. Parandaloni dhe shtyni komplikimet kronike të cilat ndikojnë të gjitha enët e gjakut (të ashtuquajtura komplikime kronike të diabetit)
  2. Shmangni dëmtimin e përhershëm të qelizave, enëve të gjakut, përbërësve të gjakut dhe materialit gjenetik (ADN) ose të ngjashme (glikozilimi)
  3. Zvogëlimi i formimit të produkteve të glikozilimit (AGE).

Që të njihni glikeminë në çdo kohë, duhet të dini se çfarë është: Vetëkontrolli

(vazhdon)

http://pzuprofdrbogoev.com/