Manual modern për pacientët me Diabetes mellitus: Enët e gjakut dhe sulmet në tru tek diabetikët (28)

Përgjigjet e pyetjeve rreth diabetit, shenjave kryesore të sëmundjes, sheqerit të gjakut ose glikemia, shkaqet e diabetit të tipit 2... ju sjellim përmes edicionit të titulluar Manuali modern i pacientëve me Diabetes mellitus, të Prof. Dr. Milço Bogoev dhe Dr. Ksenija Bogoeva-Kostovska

Diabeti është një nga sëmundjet më masive bashkëkohore, e cila diagnostifikohet lehtë, ndërsa me edukimin e duhur pengohet dhe kontrollohet në masë të madhe. Ky manual është menduar kryesisht për njerëzit me diabet dhe të afërmit e tyre, si dhe për profesionistët mjekësorë të cilët merren me edukimin. Librin e rekomandojmë për studentët, si dhe për mjekët të cilët fillojnë të merren me diabetin, për t’i përvetësuar me mirë njohuritë praktike.  

Dr. Milco Bogoev, internist-endokrinolog
Dr. Ksenija Bogoeva-Kostovska

Sëmundja e sheqerit ose Diabetis melitus (Diabetes mellitus) është sëmundje kronike ose mund të themi sëmundje e përjetshme, e karakterizuar nga çrregullimi, kryesisht metabolizmi i karbohidrateve, por edhe i yndyrave dhe proteinave dhe me ndryshime specifike të enëve të gjakut.

 

 

Sëmundja koronare

Sëmundja e enëve të gjakut në zemër është sëmundje e zakonshme, sidomos tek pacientët me diabet të tipit 2. Simptomat shfaqen vonë dhe zakonisht manifestohen si:

  1. Lodhja si pasojë e mundimit fizik;
  2. Dhimbje në pjesën e kraharorit, kockën e kraharorit ose në stomak si pasojë e mundimit, eksitimit, ajrit të ftohtë ose qëndrimit në ambiente me tym ose në ambiente ku ka shumë njerëz;
  3. Ndryshime të pulsit ose aritmi.

Pas çdo simptome të tillë, duhet të dini se është e mundur të zhvillohet sulmi në zemër, fundi i të cilit nuk mund të parashikohet. Prandaj, menjëherë duhet të kontaktoni me mjekun dhe të bëni EKG.


Për të shmangur këto pasoja serioze, duhet t’u kushtoni vëmendje rregullave të mëposhtme:

  1. Glikemitë të jenë ideale;
  2. Të ndaloni menjëherë pirjen e duhanit;
  3. Trajtoni dhe normalizoni tensionin e gjakut;
  4. Të dobësoheni dmth. të normalizoni peshën trupore;
  5. Të lëvizni;
  6. Normalizoni yndyrën e rritur të gjakut në mënyrë të përhershme.

Gjakderdhje në tru

Truri shpesh vuan nga diabeti. Ndoshta më shpesh sesa organet tjera vitale. Rreziku ndaj gjakderdhjeve të trurit rritet me moshën. Më të zakonshme janë gjakderdhjet në zona të ndryshme të trurit, të cilat lënë pasoja të përhershme dhe shumë të rënda, duke filluar nga privimi i njërës anë të trupit, çrregullim tek të folurit dhe vdekje.

Thelbësore në parandalimin e ndryshimeve në tru janë:

1. Normalizimi i sheqerit në gjak;
2. Normalizimi i tensionit të lartë të gjakut;
3. Normalizimi i yndyrnave të gjakut.

(Vazhdon)

http://pzuprofdrbogoev.com/