Që t’i kujtoni më mirë ëndrrat, merrni vitamin B6

Rezultatet e një studimi të kohëve të fundit treguan se marrja e vitaminës B6 para se të flejmë gjumë mund të na ndihmonte që të kujtonim më mirë ëndrrat.

Për të ekzaminuar efektin e piridoksinë-hidrokloridit (vitamina B6) te ëndrrat, shkencëtarët australianë zhvilluan një hulumtim ku u  përfshinë 100 të anketuar. Në një periudhë prej pesë ditëve të njëpasnjëshme, njëra pjesë e të anketuarve morën 240 mg vitaminë B6 para se të flenin, ndërsa pjesa tjetër (placebo) mori kompleks vitaminash të ndryshme të grupit B (përfshirë edhe të njëjtën sasi të vitaminës B6).

Pas 5 ditësh, autorët e hulumtimit erdhën në përfundim se vitamina B6 (kur merret vetëm) e rriti ndjeshëm numrin e ëndrrave të cilat të anketuarit i kujtuan. Ato gjithashtu arritën në përfundimin se kjo vitaminë nuk çon në ëndrra të gjalla ose të pazakonta, edhe pse disa studime të mëparshme kanë sugjeruar këtë efekt anësor.

Sipas dëshmive të të anketuarve nga grupi i parë, ëndrrat u bënë më të qarta dhe më të lehtë për t’u mbajtur mend dhe disa pjesë të ëndrrës nuk u larguan nga kujtesa me kalimin e ditës. Në anën tjetër, të anketuarit e grupit të dytë, të cilët morën kompleks vitaminash të grupit B, vunë re gjumë të thellë dhe lodhje në mëngjes. Autorët e studimit theksuan se, pa hulumtime të mëtejshme është e pamundur të kuptohet se kush Vitaminat B ndikoi më saktësisht dhe kush nuk ndikoi, në cilësinë e gjumit të të anketuarve të grupi të dytë.

Një studim tjetër më i vjetër, i vitit 2007, gjithashtu tregoi ndikimin jo të favorshëm të suplementeve të multivitaminave në cilësinë e përgjithshme të gjumit, si dhe në frekuencën e zgjimit gjatë natës.