MESHKUJ: Lodhja e rastit nuk është shqetësuese, por nëse ndodh çdo ditë mund të tregojë për ndonjë problem!

Ekzistojnë mjaftë arsye që mund të shkaktojnë nivele të ulëta të energjisë tek meshkujt.

Jeni të pavullnetshëm, nuk keni energji, vazhdimisht ju flihet gjumë? Lodhja e rastit nuk është shqetësuese, por nëse ndodh çdo ditë mund të tregojë për ndonjë problem, kështu që është i nevojshëm kontrolli tek mjeku ose ndryshimi i shprehive jetësore. Këto janë disa nga arsyet që mund të shkaktojnë nivele të ulëta të energjisë tek meshkujt.

Të ushqyerit – Mungesa e marrjes së të gjitha ushqyesve të nevojshëm mund të rezultojë me lodhje. Perimet me bazë të perimeve, drithërave dhe proteinave rrisin nivelin e energjisë.

Niveli i ulët i testosteronit – Hormoni primar mashkullor seksual luan rol të rëndësishëm mbi shëndetin fizik dhe mendor, si dhe në nivelin e energjisë. Ashtu si plaket mashkulli, ashtu bie edhe niveli i testosteronit. Nivelet e ulëta mund të rezultojnë në pavullnet, lodhje, por madje edhe në depresion. Simptoma të tjera të testosteronit të ulët janë problemet e përqëndrimit, anemisë, disfunksioni erektil, valët e nxehtësisë.

Stërvitja – Edhe shumë ose pak stërvitje ka të njëjtat pasoja – lodhje. Stërvitja e rrit nivelin e adrenalinës dhe të energjisë, por vetëm në një kufi të caktuar. Nëse e ekzagjeroni, niveli përsëri bie.

Çrregullim i frymëmarrjes gjatë kohës së gjumit – Nëse ju flihet gjumë shumë brenda ditës, arsyeja mund të jetë ndërprerja e frymëmarrjes në gjumë, e cila mund të përsëritet brenda natës dhe zgjat deri në 10 sekonda. Sindroma është më e zakonshme tek meshkujt dhe njerëzit obez. Simptomat e këtij sindromi janë: gërhitja me zë të lartë, gjumi i shqetësuar, dhimbje koke në mëngjes, depresioni, ankthi, nervozizmi.

Pagjumësia – Është e zakonshme tek të moshuarit, por mund të prekë burrat e çdo moshe. Arsyet mund të jenë fizike, emocionale dhe psikike.

Anemia – Mungesa e hekurit reflektohet me lodhje të vazhdueshme. Ndoshta fajtor është të ushqyerit e varfër, por mungesa e hekurit mund të rezultojë edhe me gjakderdhje në traktin gastrointestinal.

Gjëndra tiroide – ndonëse gratë janë më të prirura ndaj sëmundjeve të gjëndrës tiroide, edhe meshkujt mund të sëmuren. Simptomat e funksionit të saj të ngadaltë janë lodhja, letargjia, por edhe ndjenja e vazhdueshme e të ftohtit.